Nuk ka surpriza në “Niko Dovana”,Tirana siguron finalen e kupës pas barazimit ndaj Teutës

Tirana kualifikohet për në finalen e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë fituan 3-0 në ndeshjen e parë, ndaj në sfidën e sotme u mjaftuan me një barazim pa gola në Durrës.

Një episod mjaft interesant ishte ai i minutës së 18-të. Duel Kotobelli-Hasani, lojtari i bardhebluve ra në tokë, ndërsa të besuarit e Shehit pretenduan për karton të kuq, por kryesori u mjaftua me një karton të verdhë.

Në minutën e 60-të, Berisha provoi nga distanca, por pa rezultat.

Tirana shkon kështu në finale për herë të 27-të në histori, ku do të presë skuadrën e Egnatias.