Juventus kërkon fitoren në “Allianz Stadium” ndaj Sevillas, formacionet zyrtare

Juventus pret Sevillan në “Allianz Stadium” për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League.

Gleison Bremer, Mattia De Sciglio dhe Kaio Jorge mungojnë për Juven, ndërsa Federico Chiesa e nis sfidën nga stoli.

Sevilla që e ka ngritur trofeun gjashtë herë, së fundmi në sezonin 2019-2020, ka po ashtu disa mungesa. Suso, Tanguy Nianzou, Joan Jordan, Marcao dhe Pape Gueye janë jashtë.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Alex Sandro; Cuadrado, Miretti, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Vllahovic.

Sevilla: Bounou; Jesus Navas, Badé, Gudelj, Acuna; Rakitic, Fernando; Ocampos, Torres, Bryan Gil; En-Nesyri