Bejko thirrje demokratëve: Vota për “Bashkë Fitojmë” faktorizon vetëm Ilir Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko u bëri thirrje qytetareve të refuzojnë klasën e vjetër politike. Bejko u shpreh se ai është alternativa e duhur për të gjithë qytetarët e Tiranës, ndërsa tha se ndryshe nga kundërshtarët e tij, ai është i pa kapur nga oligarkët dhe nga krimi.

“Që të shpëtojë Tirana, duhet të shpëtojë prej tyre. Qytetarët janë të mërzitur se kjo klasë ë shpifur politike ua ka mërzitur jetën qytetarëve dhe u ka ngushtuar çdo hapësirë. Në fund, kush janë ata që fitojnë janë oligarkët e të dyja palëve. Oligarkët i kanë të dyja palët. Këta tallen me qytetarët. Më 14 maj, qytetarët shqiptarë t’i bien me grusht këtij sistemi dhe kandidati më i mirë për ta bërë këtë dhe për ta mbështetur atë gjë jam unë, sepse unë jam i pa kapur nga oligarkët, i pa kapur me krimi, jam i distancuar nga politika e vjetër, dhe ne jemi alternativa e së ardhmes, sepse ekipi ynë është ekip i pastër”, tha ai.

Ai i ftoi demokratët të votojnë Partinë Demokratike, pasi një votë për koalicionin “Bashkë Fitojmë” do fuqizonte vetëm Ilir Metën dhe jo demokratët.

“Refuzoni këtë klasë të vjetër politike më 14 maj, ata janë e shkuar. Votoni Roland Bejkon dhe Partinë Demokratike. Këtu ftohen të gjithë demokratët, që mos të bëjnë faktor Ilir Metën duke votuar koalicionin “Bashkë Fitojmë”, tha ai.

Të fundit

Tatimet “furnizojnë” arkën e shtetit me miliarda euro, ja sa shkojnë shifrat

Të ardhurat në buxhetin e shtetit rezultojnë të jenë rritur me 7% në pjesën e parë të vitit. Sipas bilancit,...

Paketa e 18-të e sanksioneve të BE-së i vë ‘lakun në fyt’ Kremlinit

 Monada Mehmetaj, Strasburg Në kulmin e vitit të tretë të agresionit rus ndaj Ukrainës, Bashkimi Evropian shpalli më 17 korrik 2025 paketën e 18-të të...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur

Aktori i njohur turk Emre Törün ka ndërruar jetë më 16 korrik, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit. Artisti 52-vjeçar la...

Kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë (AUDIO)

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër që mbart një ndër...

Grabitet shtëpia e Michel Platini, 20 trofe zhduken nga vitrina e ish-kreu i UEFA-s

Michel Platini ka fituar tre trofe të "Topit të Artë" në vitet 1983, 1984 dhe 1985 me fanellën e Juventusit, por as ish-kreu i...

Lajme të tjera

Web TV