Goleadë në “Giuseppe Meazza”, Inter kalon pa probleme në shtëpi Sassuolom

Inter triumfon ndaj Sassuolos dhe merr tri pikë të rëndësishme për rrugën drejt sezonit të ardhshëm të Champions League.

Skuadra e Inzaghit mori rezultatin 4-2, duke vërtetuar edhe një herë tjetër formën e mirë që po kalon në javët e fundit.

Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën rrjet rrjetës me Berardin në minutën e 11’, megjithatë pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 41’ do të zhbllokohej ky takim, me Lukakun që realizoi një gol spektakolar, për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Një autogol i Tressoldi në minutën e 55’ do të dyfishonte avantazhin e “zikaltërve” dhe vetëm tre minuta më pas Lautaro Martinez do të realizonte golin e tretë për ekipin e tij.

Sassuolo tentoi të reagonte dhe ia doli të gjente golin në minutën e 63’ me Matheus Henrique, ndërsa në minutën e 77’ Frattesi ngushtoi diferencën.

Megjithatë në minutën e 89′, Romelo Lukaku do të realizonte golin e katërt për ekipin dhe të dytin personal si dhe vulosi këtë sfidë.

Pas javës së 35-të të Seria A Inter ngjitet në vend të tretë me 66 pikë, teksa Sassuolo qëndron në vend të 13-të me 44 pikë.