Kërkoi zëvendësimin/ Ancelotti në ankth, Camavinga mund të humbasë sfidën me Cityn

Real Madrid fitoi 1-0 ndaj Getafes dhe tani fokusi total është përqendruar te Manchester City.

Të mërkurën do të zhvillohet në Etihad gjysmëfinalja e kthimit në Champions League.

Eduardo Camavinga ndjeu shqetësime në gju dhe kërkoi zëvendësimin gjatë minutave të fundit të sfidës.

Gjendja e “xholit” francez shqetëson trajnerin Carlo Ancelotti, i cili shpreson që dëmtimi i talentit francez të mos jetë serioz.

Camavinga ndodhej në formë fantastike. Përveç rolit të mesfushorit, 20-vjeçari është aktivizuar edhe si mbrojtës i djathtë.