Zgjedhje jo vetëm në Shqipëri/ Turqia voton sot për presidentin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Turqi këtë të dielë votohet për zgjedhjen e presidentit të ri, ku në garë janë Recep Tayyip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu. Të dy kandidatët janë shumë afër në sondazhe, megjithëse përfaqësojnë dy botë krejtësisht të kundërta.

Presidenti aktual, 69-vjeçari Rexhep Tajip Erdogan ka qenë në pushtet për më shumë se 20 vjet dhe aktualisht po përjeton sfidën më të madhe politike të karrierës së tij, pasi pothuajse të gjitha sondazhet I japin shumë avantazh liderit zyrtar të opozitës 74-vjeçarit Kemal Kilicdaroglu.

Ajo që ka ndryshuar më shumë në këto vite është se për herë të parë gjashtë parti opozitare kanë bashkuar forcat për zgjedhjet e sotme presidenciale dhe parlamentare , duke zgjedhur liderin e opozitës Kemal Kilicdaroglu si kandidat të aleancës së tyre.

Bashkimi i forcave opozitare u shkaktua nga kuptueshmëria se Turqia është bërë gjithnjë e më autoritare nën Presidentin Erdogandhe opozita kërkon të vendosë një pengesë për shndërrimin e vendit në një “autokraci parlamentare”.

Në të njëjtën kohë, presidenti turk duket i pambrojtur, me Turqinë që po përballet me një shpërthim inflacioni, pas tronditjes së fortë, sociale dhe ekonomike, nga tërmetet e dyfishta që lanë 50 mijë të vdekur.

Në këtë peizazh, çdo kandidat presidencial që mund të sigurojë më shumë se gjysmën e votave (50% plus 1) në zgjedhjet e sotme presidenciale do të jetë fituesi absolut. Ndryshe, gara do të zhvendoset në raundin e dytë dy javë më vonë, më 28 maj.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV