Stoltenberg: Detyra e NATO-s, të sigurojë që Ukraina të fitojë luftën kundër Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se detyra më urgjente e aleancës ushtarake, është të sigurojë që Ukraina do të fitojë luftën kundër Rusisë.

Deklaratën, Stoltenberg e dha këtë të hënë në Samitin e Demokracisë në Kopenhagen, shkruan CNN.

“Detyra më urgjente tani është të sigurohet që Ukraina të mbizotërojë – që presidenti rus Putin të mos e fitojë këtë luftë”, tha Stoltenberg.

“Në thelb, detyra e NATO-s është të mbështesë Ukrainën, siç kanë bërë aleatët e NATO-s dhe NATO-ja tani për më shumë se një vit, por edhe të parandalojë që kjo luftë të përshkallëzohet përtej Ukrainës”, shtoi ai.

Shefi i aleancës së udhëhequr nga SHBA theksoi gjithashtu se është e rëndësishme që Ukraina të jetë e armatosur për të mbrojtur veten nga agresioni rus tani dhe në të ardhmen.

“Ne nuk e dimë se si do të përfundojë kjo luftë, por ajo që dimë është se kur të përfundojë, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të jemi në gjendje të parandalojmë që historia të përsëritet”, tha Stoltenberg.