Vijon numërimi i votave në Tiranë/ Ja si paraqiten rezultatet

Deri më tani sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, kanë dalë rezultatet e numërimit të votave nga 341 qendra votimi nga 941 qendra që janë gjithsej.

Deri më tani është Erion Veliaj i cili kryeson me 52.97% të votave, ndërkohë që ndiqet nga  Belind Këlliçi me 38.92% të votave.

Numri i votave për secilin kandidat është si më poshtë:

Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë, ka 5108 vota

Marko Dajti nga Fronti i Majtë, ka 880

Lajla Përnaska  nga PDIU, 818 vota

Erion Veliaj nga PS, ka 54205 vota

Belind Këlliçi nga koalicioni Bashkë Fitojmë, ka 36749 vota

Roland Bejko nga PD, ka 4562 vota