E bujshme/ Granit Xhaka e mbyll me Arsenalin, mesfushori drejt rikthimit në Bundesligë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Granit Xhaka dhe Arsenali drejt ‘divorcit’ në fund të sezonit. Pas një sërë diskutimesh duket se mesfushori ka vendosur që e ardhmja të vijojë në Gjermani. Prej disa kohësh e ardhmja e 30-vjecarit ishte në dyshim të madh, megjithatë një raportim i fundit nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka “hedhur dritë” mbi këtë të ngjarje dhe ka konfirmuar që palët nuk do të vijojnë bashkëpunimin.

Nga kjo situatë ka përfituar Bayer Leverkusen, me klubin gjerman që është në bisedime të avancuara me Xhakën. ”Aspirinat” që tanimë drejtohen nga Xabi Alonso, kërkojnë me ngulm një lojtar me eksperiencë në mesfushë dhe thuhet që palët po vërtiten rreth shifrës 15 milionë euro. Detajet personale nuk janë aspak problem për Granit Xhakën dhe mesfushori kosovar që përfaqëson Zvicrën do t’i dedikohet Leverkusenit deri në vitin 2027, pra në një kontratë 4-vjecare.

Megjithatë, kushti i vetëm që ka vënë Xhaka ka qenë rreth firmës. 30-vjecari do të firmosë vetëm pasi të mbarojë sezoni, pasi për momentin është maksimalisht i fokusuar në ndeshjet e mbetura të Premier League. Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit që prej vitit 2016 kur u transferua nga Borussia Monchengladbach dhe ka luajtur 295 ndeshje, ku ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 29 asiste.

“Pengu” i tij më i madh pas largimit nga Arsenal do të mbetet padyshim mosfitimi i titullit kampion teksa në këtë edicion shpërdoruan një avantazh prej 8 pikësh, megjithatë Xhaka ka arritur të fitojë 4 trofe gjatë kohës së tij në Emirates, përfshirë dy FA Cup dhe dy Community Shield.

Të fundit

Daja i Shabanit do t’i marrë mandatin, Lapaj: “Nuk kërcënohem nga askush”

Adriatik Lapaj u shpreh sot për Report TV se do vijojë misionin politik të nisur me Shqipëria Bëhet dhe...

Ulsi Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dërguar në ILD prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli. Ulsi Manja ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj...

“Me Rusinë nuk kemi përparim”, amerikanët zhgënjehen me Putin

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shprehu zhgënjimin e tij, pasi Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë më shumë përparim në përfundimin e luftës në...

100 mln euro për sulmuesin e Bundesligës, Liverpool nuk ndalet në merkato

Pas gjermanit Florian Wirtz, Liverpool është gati për një tjetër transferim big. Edhe kësaj here, brenda kampionatit gjerman. Mediat angleze raportojnë se "The Reds" po...

Tre njerëz u kujtuan në të njëjtën ditë, kush po e sulmon Lapajn?

Në harkun e dy orëve, sot u publikuan tri lajme në disfavor të Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" dhe drejtuesit të saj, Adriatik Lapaj. Lajmi i parë:...

Lajme të tjera

Web TV