Rama në samitin e Këshillit të Europës: Gjykimi i Thaçit i pabazë, tërhiqeni mbrapsht…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në samitin e liderëve të Këshillit të Europës që po zhvillohet në Islandë. Në kët samit, Rama foli për gjykimin që po bëhet ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe liderëve të UÇK-së. Rama tha se gjykimi i Thaçit e ka zanafillën në Asamblenë e Këshillit të Europës, nga një raport i Dick Marty që është financuar nga përfaqësues të Putin në KiE.

Rama tha se KiE ka detyrimin të korrigjojë çdo gabim dhe në këtë rast duhet të hapë rrugën të tërheqë mbrapsht të raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë të trafikut të organeve.

Kërkoj ndjesë sepse më duhet të bëj një rrëfimin jo fort të këndshëm, si shqiptar është e pamundur të shmang heqjen e paraleles mes Ukrainës Kosovës, Zelenskyt e Thaçit. Në këtë samit nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt luftës çlirimtare të Kosovës dhe Thaçit nisi në Këshillin e Europës nën ndikimin dashakeq të ish anëtarit të këtij këshilli. Presidenti i Kosovës gjykohet nga një gjykatë e mbështetur në një raport të 2011 të këshillit të Europës i cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga përfaqësues të Putinit në KiE. Akuza të pabazuara të trafikimit të organeve njerëzore, kur dëgjova propagandën e Kremlinit të flasë mu duk sikur pashë Zelenskyn 10 vite më vonë gjykuar nga nje gjykatë ngritur nga të njëjtat akuza absurde. Është shkurajuese të dush ku situata ku përfshihet Thaci dhe ushtria e Kosovës e pati zanafillën para KIE. Asambleja e KiE ka detyrimin të korrigjojë çdo gabim dhe në këtë rast duhet të hapë rrugën të tërheqë mbrapsht të raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë të trafikut të organeve.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV