Manchester United merr një fitore të madhe ndaj Bournemouth dhe vulos luftën për “Top 4”

Dy javë përpara fundit të Premier League, Manchester United është treguar cinik ndaj Bournmouth në transfertë, duke triumfuar 0-1. Goli i vetëm i takimit mban firmën e Casemiros në minutën e nëntë.

Casemiro lëshoi një mundësi të artë për golin e dytë personal, pasi në minutën e 41-të nuk ia doli ta mposhte Neton nga afërsia.

Edhe Wout Weghorst (63’) kishte një rast ideal për gol, por sërish Neto ishte në vendin e duhur dhe priti goditjen.

Skuadra e Ten Hag renditet në vendin e katërt me 69 pikë, po aq sa ka Newcastle i vendit të 3-të.