Mbyllet në barazim sfida mes Liverpool dhe Aston Villa, Firmino shmang humbjen në fund

The Reds nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 përballë Aston Villa.

Skuadra e Unai Emery kaloi në avantazh me anë të Jacob Ramsey (27’), teksa 5 minuta më parë kishte humbur një penallti (Watkins). Cody Gakpo gjeti rrjetën në minutën e 55’, por VAR-i e anuloi. Goli i barazimit erdhi nga Roberto Firmino (90’).

Dhjetë minuta shtesë u akorduan, por vrulli i Liverpoolit, i shtyrë edhe nga atmosfera elektrizuese në “Anfield”, nuk solli golin e fitores.