11 nga 14 tituj të mundshëm, ja 3 trajnerët e vetëm që kanë mundur ta ndalin Guardiolën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky sezon nuk ishte i lehtë për Manchester Cityn sa i takon Premier Leagues. Dukej sikur të besuarit e trajnerit Pep Guardiola do të dorëzoheshin përballë Arsenalit që në një pikë të caktuar të sezonit arriti të ishte edhe tetë pikë para The Citizens. Megjithatë, djemtë e trajnerit Pep Guardiola arritën përmbysjen e madhe dhe të shtunën festuan titullin e tretë radhazi dhe të pestin në gjashtë vitet e fundit.

Një arritje e madhe kjo edhe e teknikut spanjoll që konfirmohet si një nga më të mirët e profesionit të tij, në mos më i miri. Në fakt të gjitha statistikat janë në anën e tij dhe nëse kthen kokën pas, vë re se Guardiola ka fituar 11 nga 14 kampionatet e fundit. Duke nisur nga Barcelona, Bayern Munich dhe tashmë City. 52-vjeçarin kanë mundur ta ndalin vetëm tre kolegë.

Kështu, në sezonin 2011/2012 teksa ishte në drejtimin e Barcelonës, Guardiola e humbi kampionatin përballë Realit të Jose Mourinhos. Ndërkohë, dy disfatat e tjera janë në Angli pasi me Bayernin nuk mundi ta ndalte askush. Në ndrejtimin e Manchester Cityt, sa i takon Premier Leagues, Guardiola është mposhtur vetëm nga Chelsea i Antonio Contes në sezonin 2016/2017 dhe nga Liverpooli i Jurgen Klopp në sezonin 2019/2020.

guardiola-3.jpg

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV