Një fermer është shfaqur në një qendër votimi në Nafplion së bashku me kalin dhe gomarin e tij.Në foto duket fermeri i cili është mbi kalë dhe po bëhet gati të ulet në oborrin e shkollës së mesme ku po mbahen votimet.
Qytetarët grek i janë drejtuar sot qendrave të votimit dhe kutive për të vendosur me votën e tyre për qeverinë që do i udhëheqë në 4 vitet në vijim, por duket se në qendrat e votimit nuk janë shfaqur vetëm njerëzit.