Brenda hapësirave të Gjykatës Speciale në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte për periudhën midis marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Shqipëri.
Më 10 maj, gjatë dëshmive të tyre, katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar.
Gjykimi filloi më 3 prill me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes.