Arsyet e forta pse duhet rritur me doemos rroga e deputetëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Ka një kundërshtim jo racional mbi vendimin që deputetët duhet të rrisin pagat. Duam apo nuk duam, ato duhet të rriteshin me kohë si një domosdoshmëri për të sotmen e sidomos për të nesërmen.

Vonesa për rritjen e tyre ka ardhur pasi askush nuk e dinte realisht sa para i kalonin në bankë deri në momentin që një prej ligjvënësve të rinj zbuloi krejt rastësisht në bankomat shumën qesharake.

Ai kallëzoi menjëherë tek kolegët vlerësimin qesharak që i bëhej deputetëve të një vendi aspirat për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Me rritjen e pagës, deputetët do kenë mundësi të konsumojnë akoma edhe më shumë duke kontribuar kështu direkt në ekonominë e vendit. Konsumi është baza e ekonomise.

Arsyeja kryesore se pse kanë vendosur të rrisin pagat për vete para pensionistëve është krejt etike.

Si shuplakë për çdo moralist vlen të themi se shërbetoret e popullit nuk mund të përdorin vetë popullin e tyre si kavie, ndaj kanë marrë rrezikun që ta provojnë vetë në kurriz të parët rritjen e pagave.

Rritja shkon paralel me arsyetimin se në kapitalizem shumica do të bëhet e pasur, por jo të gjithë njëherësh. Si popull që vijmë nga radhët, duhet t’i njohim mire radhët ku në fillim janë sherbetoret e popullit e pastaj vetë populli.

Arsyetimi se deputetët nuk mund të rrisin rrogat për vete është foshnjerak. Nëse nuk tregohen të zotë për veten e tyre si mund të jenë të vlefshëm për ne të tjerët?

Ngritja e rrogave të deputetëve është një tjetër fakt se qeveria nuk e nis punën nga premtimet elektorale…

Argumenti që të ulet numri i deputetëve nga 140 në 100, 70 apo 50 me qëllim që rritja e rrogës së deputetëve të mos rëndoje buxhetin e shtetit nuk qëndron. Populli ynë i vuajtur dhe i dërrmuar nga kriza e rritjes së çmimeve ka nevojë për sa më shumë shërbëtorë të denjë.

Lexo edhe :  Sa zgjedhës do të votojnë në secilin qark?

Me rroga me të mëdha deputetët do të kenë mundësi që të ndjekin kurse trainimi për të mësuar gjuhën angleze, për të folurën në publik dhe sidomos trainimin për konfliktin e interesit gjatë ushtrimit të detyrës.

Me rritjen e rrogës së deputetëve stabilizohet edhe monedha kombëtare. Tani zgjedhjet nuk do të përbëjnë më kërcënim për euron. Deputetët do të jenë vigjilent që euro, dollari, franga zviceriane dhe paundi britanik nuk do të trondisin lekun.

Me rritjen e rroges se deputetëve, posti i doganierit nuk do të jetë më aq i lakmueshem sa më parë.

Rritja e rrogës së Ministrave dhe deputetëve është përgjigja e merituar që i japim agresionit rus ndaj Ukrainës.

Rritja e rrogës pritet të rrisë katërcipërisht paradën e modës që të enjten zhvendoset para parlamentit ku deputetët do të shtojnë ngjyrat, xhevahiret, copat, modelet dhe krehjet që nxjerrin në pah profilin e tyre të kuruar duke larguar njëherë e mirë kostumet e vjetra që i kanë pasur qysh nga dita e dasmës.

Rritja e rrogës së deputetëve do i jape fund njëherë e mire dramës që i shoqëron shpeshmi me telefonata anonime pasi shitës dysheqesh dhe enësh kuzhine s’do kenë më nevojë t’i kontaktojnë shpesh për t’i përsëritur oferta joshëse pasi ata do kenë kapitalin e duhur për t’i blerë që në fillim.

Nuk ka vend për dëshpërim, por për reflektim sepse atyre që ja mbushmë kutinë plot me vota e meritojnë t’ja mbushim edhe xhepin plot me para. Ne pak, zoti shumë!

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV