Miliarderi Elon Musk: Nuk do t’ua lë drejtimin e kompanive fëmijëve të mi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

CEO i Twitter , Elon Musk thotë se fëmijët e tij nuk janë në listën e pasardhësve të mundshëm për pesë kompanitë e tij.

51-vjeçari miliarder ka thënë se ai nuk beson në idenë që drejtuesit e kompanive t’ua dorëzojnë “frenat” e drejtimit fëmijëve të tyre vetëm sepse ata janë të lidhur me familjen. Gjatë një bisede me Këshillin e CEO të “The Wall Street Journal”, Musk tha se ai i kishte gjetur njerëzit që mund t’i marrin përsipër kompanintë e tij në rast se do të ndodhte diçka.

“Ka individë të veçantë të identifikuar që unë i kam thënë bordit. Nëse diçka më ndodh papritur, ky është rekomandimi im për të marrë përsipër, pra, në të gjitha rastet, bordi është në dijeni se kujt i kam rekomanduar”, tha ai.

Ai shtoi se nuk ishte me idenë që t’ua kalonte automatikisht një pjesë të kompanive fëmijëve të tyre, nëse ata nuk kanë interes apo aftësi për menaxhimin e tyre.

“Unë përfundimisht nuk jam i mendimit për t’u dhënë automatikisht fëmijëve të mi një pjesë të kompanive, nëse ata nuk kanë interes, prirje apo aftësi për të menaxhuar kompaninë”, u shpreh Musk.

CEO i Tesla, SpaceX, Starlink dhe Twitter ka nëntë fëmijë, duke përfshirë dhe djalin e tij trevjeçar me emrin e veçantë X AE A-XIII dhe vajzën njëvjeçare, Exa Dardk Siderael Musk, me muzikanten kanadeze Gimes.

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV