Rikthimi i Bashës në krye të PD? Bardhi i prerë: Nuk është zgjidhja për krizën në parti!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, po diskutohet në lidhje me ngjarjet e fundit politike në vend.

I ftuar në studio, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka folur lidhur me mundësinë e rikthimit të Lulzim Bashës në krye të PD, opsion ky i shumëpërfolur pas nisjes së takimeve të tij me të rinjtë.

Bardhi u shpreh se Basha e dha dorëheqjen për tu shërbyer demokratëve e për të mos nxitur më tej krizën, situatë kjo që është sërish një realitet në PD, ndaj shtoi se zgjidhjen për partinë nuk e sheh të lidhur me një emër, qoftë ai edhe Lulzim Basha.

“Nuk e di qëllimin dhe objektivat e takimit. Si ço politikan aktiv secili ka të drejtën e detyrimin të jetë në kontakt me qytetarët. Diskutimet brenda PD kurrë nuk i kam bërë me emra të caktuar. Kushdo që mohon një krizë në PD i kujtoj të kthejë kokën pas në rezultatet e 14 majit.
Rezultat që kërkon pjekuri nga secili prej nesh për të reflektuar. Të mos nxitohemi për mundësinë e zgjidhjes brenda PD, e nuk dua të nxitoj në asnjë koment pa një qëndrim të qartë të cilitdo.

Sot PD është në krizë e ka nevojë për zgjidhje. Siç unë kam kuptuar aktin e tij të dorëheqjes, ishte akt në dobi të demokratëve.
Asokohe kishte kërkesë që të tërhiqej edhe Berisha. Sot PD vijon të jetë në krizë dhe ne duhet të dalim mbi interesin personal për të çuar para PD.
Nuk e shoh zgjidhjen të lidhur me emrin e një individi. PD nuk ka nevojë për figurën e një individi”, tha ai.

Të fundit

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime...

Rama: Lajm tragjik nga Lituania, jemi pranë Shteteve të Bashkuara!

3 ushtarë amerikanë janë gjetur të vdekur këtë të Hënë në Lituani, pasi rezultonin të zhdukur që prej 25 Marsit. Siç raportohet në mediat e...

Ngrihen dyshime të forta/ Çfarë po ndodh mes Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vulës?

Ledri Vula në lidhje me Xhensila Myrtezaj? Reperi, Ledri Vula, është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për jetën e tij personale, madje...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend (Video)

Greqia ka qenë në mëshirën e motit të keq që nga pasditja e ditës së sotme, pasi stuhitë e forta kanë përfshirë shumë ishuj, duke shkaktuar...

Si po mbrohen bizneset shqiptare duke punësuar dedektivë

Me rritjen e konkurrencës dhe sfidave në treg, bizneset po përballen me një nevojë në rritje për të mbrojtur asetet, informacionin dhe reputacionin e...

Lajme të tjera

Web TV