90 minuta larg titullit kampion, formacionet zyrtare të sfidës Dortmund-Mainz

Borussia Dortmund përballet me Mainzin në xhiron e fundit të sezonit 2022/23 në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Për verdhezinjtë ky është dueli më i rëndësishëm në Bundesliga në 11 vitet e fundit, pasi fitorja i bën ata kampion kampionatit gjerman.

Dortmund janë favoritë të mëdhenj për ta fituar këtë ndeshje, derisa Mainz ka udhëtuar drejt Signal Iduna Park pa ndonjë objektivë, pasi nuk rrezikon rënien e as nuk është në garë për garat evropiane.

Formacionet zyrtare:

Borussia Dortmund: Kobel, Ryeson, Sule, Hummels, Guerreiro, Wolf, Brandt, Can, Malen, Adeyemi, Haller.

Mainz: Dahmen, Aaron, Kohr, Hanche-Olsen, Fernandes, Caci, Bell, Barreiro, Stach, Lee, Onisiwo.