Barcelona argëtohet ndaj Mallorcas, Jordi Alba dhe Busquets e mbyllin me fitore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona fitoi thellë 3-0 me Mallorcan në javën e parafundit të La Ligas, e fundit në “Camp Nou” për këtë sezon, teksa stadium mitik i katalanasve do t’u nënshtrohet punimeve që do të zgjatin të paktën një vit.

Një mënyrë e mirë për të përshëndetur dy ikona të klubit “blaugrana”, Jordi Alban dhe Sergio Busquets, të cilët nuk do të jenë më pjesë e Barcelonës me përfundimin e sezonit.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, Barcelona e zgjidhi shumë shpejt teksa Ansu Fati realizoi dy gola të shpejtë në minutat 1’ dhe 24’.

Nga minuta e 14-të, Mallorca luajti me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit të Ndiaye me karton të kuq.

Në superioritet numerik, Barcelona e pati të lehtë për ta menaxhuar lojën, madje shënoi edhe një gol të tretë me anë të Gavit në minutën e 70-të.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV