Formula 1/ Alonso nuk dorëzohet në garën për titull: “Në ktë sport ndodh gjithçka”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Max Verstappen dominoi edhe në Çmimin e Madh të Monacos teksa piloti holandez u nis nga vendi i parë dhe e ruajti atë për të gjithë garën. Verstappen lëshoi një tjetër sinjal se këtë sezon ai dhe RedBulli i tij janë të pakapshëm, megjithatë Fernando Alonso beson tek titulli kampion dhe pas vendit të dytë të regjistruar në Monaco, shprehet se do të luftojë deri në fund pavarësisht vështirësive.

“Kampionati është i gjatë dhe ne nuk dorëzohemi kurrë. RedBulli është i paprekshëm, por edhe pas gjithë këtyre rezultateve të tyre ne sërish jemi aty. E mbaj mend edhe në vitin 2010 kur isha tek Ferrari, nuk kishim makinën më të mirë por ishim në garë deri në garën e fundit.q

Do të presim sepse me siguri do të ketë fundjava ku edhe RedBulli do të ketë vështirësi dhe aty duhet të përfitojmë. Nëse Max gabon në një apo dy gara, do t’i afrohemi edhe më shumë. Në këtë sport gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh Alonso që aktualisht renditet në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm, 51 pikë larg liderit Max Verstappen.

Të fundit

Rrëfimi i këngëtares shqiptare: Si i shpëtova përdhunimit nga fqinji

Një prej banoreve të “Ferma VIP”, këngëtarja e njohur e viteve ’90, Elinara Shehu, ka ndarë me publikun një...

Datat më të përshtatshme të verës për një martesë ose fejesë!

Duket se viti 2025 është i përshtatshëm për angazhime dhe formalizime, pasi levizjet planetare favorizojnë njohje te reja apo hedhjen e nje hapi kyc...

Vuçiç njofton mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si u “gjunjëzua” presidenti serb

Në një zhvillim të papritur, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas përfundimit të përgatitjeve për Ekspozitën...

SHKK FED invest mban Asamblenë e Përgjithshme Vjetorete XII-të,2025

  Më datë 31 Maj 2025, ne ambjentet e Hotel “Hilton Garden”në Tiranë, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të gjerë, Shoqëria e Kursim...

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Delegacioni do...

Lajme të tjera

Web TV