Mirënjohje që na besuan të çojmë përpara Tiranën/Veliaj:Do u shërbejmë të gjithëve njësoj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zona e Astirit ishte ndalesa e radhës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të turit të tij falenderues pas fitores në 14 Maj. Ai tha se Partia Socialiste u është mirënjohëse atyre që e votuan dhe se puna do të vijojë pa dallim në çdo njësi e lagje të Tiranës.

“E kam zemrën me shumë mirënjohje për secilin prej jush. E keni vënë re, pala tjetër po kërkon kush e ka fajin në televizor, kurse ne shkojmë njësi më njësi duke vlerësuar këdo që dha kontribut dhe meriton mirënjohje.

Kjo është diferenca e madhe! Edhe kur bëjmë fushatë jemi ndryshe, edhe kur bëjmë falënderimet jemi ndryshe nga ata. Kur ishim në fushatë thoja se ata janë si Big Brother, e kanë mendjen kë do nxjerrin nga shtëpia!

Kurse ne themi kush do futet në shtëpinë tonë. Tani që ka mbaruar fushata themi kë do falenderojmë, kurse ata nëpër televizione thonë kë do mallkojmë. Janë dy filozofi të ndryshme. Ndaj, forca jonë fiton sepse punon. Ndaj edhe forca jonë e çon Tiranën përpara, sepse kemi këtë mentalitet,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se, ashtu si çerdhja e parë, që u hap në Astir, ku deri dje projektet bllokoheshin, në këtë mandat do vijojnë investimet për infrastrukturën arsimore dhe atë rrugore.

“Sot jemi në një situatë ku kemi zgjidhur shumë problematika, por kemi ende shumë për të bërë. E filluam me çerdhen e parë, por duhet të vazhdojmë me shkollat e reja. Kemi bërë autostradën, kemi bërë unazën, kemi bërë aksin kryesor të Bulevardit “Migjeni”, por kemi pafund xhepa për të bërë.

Parimi është: kush i bën 99 punë, mund të bëjë edhe 100 punë. Ndaj, do doja të falënderoja qytetarët e mrekullueshëm që firmosën një kontratë në një përmasë të paimagjinueshme më parë, duke na dhënë një besim si kurrë më parë për ta çuar Tiranën vetëm përpara.

Lexo edhe :  Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

Ju jam shumë mirënjohës dhe mezi pres që në 4 vitet e ardhshme të bëjmë diçka që do transformojë komplet këtë njësi,” u shpreh më tej kreu i Bashkisë.

Një mesazh, Veliaj e kishte edhe për të gjithë ata qytetarë që nuk i besuan Partisë Socialiste: “Do t’iu shërbejmë të gjithëve njësoj, edhe pse kemi fituar 55%, do iu shërbejmë 100% të gjithë banorëve,” e mbylli Veliaj fjalën e tij gjatë takimit me banorët e Astirit.

Të fundit

Endri Shabani: Dajës sim i kanë bërë kërcënime te dera e shtëpisë

Endrit Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, kërcënimet që ka marrë daja i tij, Zeqir Kordhoni. “Zoti...

“Nuk arrij dot t’ia mbush mendjen dajës”, Endrit Shabani: Jam kthyer duarbosh sa herë…

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, deklaroi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se sa herë që ka...

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Nëpërmjet mesazhit të tij, ai ka bërë thirrje...

Bëri simbolin e shqiponjës, sportisti nga Kosova skualifikohet nga gara e zhytjes

Zhytësi shqiptar nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është skualifikuar nga gara që u zhvillua në "Urën e Vezirit" në Malin e Zi. Shkëlzen Goqi u...

Po punonte tokën, përmbyset zetori, ndërron jetë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar në Divjakë ka humbur jetën, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor. Sipas policisë, dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur...

Lajme të tjera

Web TV