“Ne mbrojmë paqen”, Kurti pas takimit me ambasadorët e QUINT: Dënojmë dhunën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri me dije përmes një njoftimi në Twitter se ka takuar këtë të hënë ambasadorët e QUINT-it.

Ai tha se dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve.

“Grafitet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë. Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë,” – shkroi Kurti.