Serbët dhunuan gazetarët dhe pjesëtarët e KFOR-it/ Vuçiç në delir: Fajin e ka Kurti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur një fjalim, fokusi i të cilit ka qenë situata e tensionuar në veri të Kosovës.

Sipas tij, fajtor për gjithçka është kryeministri Albin Kurti. Ndër të tjera, Vuçiç theksoi se kanë gati ushtrinë dhe nëse populli do të reagojë dhunshëm atëherë gjërat do të jenë ndryshe.

Në fjalimin e tij të mbajtur  nga Presidenca e Serbisë, Vuçiç tha se të martën në mëngjes, më 30 maj, do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.
Ai gjathashtu deklaroi se gjatë ditës ka folur me “amerikanë, gjermanë dhe europianë”.

Vuçiç u shpreh se gjatë intervenimit të KFOR-it janë lënduar 52 serbë, prej të cilëve, sipas tij, tre kanë pësuar lëndime të rënda.

Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar pesë persona të dyshuar për sulmet dhe dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.

Presidenti i Serbisë përsëriti se Serbia është në favor të ruajtjes së paqes.

“Nëse pushtuesi shqiptar qëllon, atëherë situata do të jetë ndryshe”, tha ai.

Kur të premten, më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët e sapozgjedhur të komunave për të hyrë në ndërtesat komunale, Vuçiç dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë.

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV