Situata në veri të Kosovës, Policia: Protestuesit shfaqën dhunë, situata nën kontroll

Policia e Kosovës njoftoi se po e menaxhon situatën e krijuar nga protestat e serbëve në veri, ndërsa tha se protestuesit kanë shfaqur dhunë.

Në një komunikatë drejtuar mediave, Policia tha se në Leposaviç, Zubin-Potok dhe në Zveçan, po zhvillohen protestat, derisa para objektit të komunës së Zveçanit është tentuar kalimi i kordonit të sigurisë, për t’u futur me dhunë në objekt.