Këlliçi tregon “formulën” pas dështimit/ Si arrihet fitorja në zgjedhjet e 2025-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Belind Këlliçi, ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, ka treguar sot “formulën” për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 2025-ës.

Këlliçi tha se opozita duhet të gjejë gjuhën e përbashkët mes vetes.

Në një intervistë me Sonila Meçon, ai deklaroi se ekipi i Partisë Demokratike duhet të shohë nga vetja dhe të ulet të bëjë një analizë.

Vetëm duke tejkaluar ambiciet personale, sipas tij, PD mund të rikthejë shpresën te qytetarët.

“Ka një mijë gjëra që mund t’i kisha bërë më mirë, por padiskutim edhe ekipi i Partisë Demokratike duhet të shohë nga vetja. Ne të gjithë duhet të ulemi për të bërë një analizë të vërtetë me veten tonë.

Ore, a kemi ne qëllim që në 2025 të bëhemi deputetë e të rrimë në opozitë dhe të mbajmë monopolin e opozitës apo ne kemi qëllim që të mundim Edi Ramën e të fitojmë?!

Në kuadër të kësaj të dytës, ne duhet të bëjmë gjithçka, gjithçka, duhet tejkaluar çdo ambicje personale e ego për të bërë të mundur që ne, në 2025-ën… A ka mundësi, zgjedhje të parakohshme?! Duhet gjetur gjuha, duhet gjetur gjuha për t’u bashkuar. Nuk po them me “vulën”, por po them me çdo demokrat që nuk e gjen veten plotësisht te projekti ynë për momentin”, theksoi Këlliçi.

Të fundit

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, Athina kundër Izraealit

Kryetari i bashkisë së Athinës, Haris Doukas dhe ambasadori izraelit në Greqi, Noam Katz janë përplasur ashpër në distancës,...

Pogradec, më pak pushues këtë gusht se vitin e kaluar!

Në nisje të Gushtit, qyteti i Pogradecit po pret një numër të konsiderueshëm pushuesish vendas, kryesisht të moshave të treta. Klima e freskët buzë liqenit...

OSBE: Kodi i ri Penal do kohë dhe konsultim të plotë

Prezenca e OSBE në Tiranë nuk është konsultuar nga autoritetet shqiptare gjatë hartimit të draftit për Kodin e ri Penal. Në një reagim për...

6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

Nëse kodi i ri penal do të miratohet kështu si është propozuar, një zgjedhës që e shet votën e tij do të dënohej më...

Pukë, shpëtohen dy turistë holandezë në Majën e Murgës

Maja e Murgës në Pukë po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj. Vetëm 20 kilometra nga qyteti, kjo...

Lajme të tjera

Web TV