Partizani kampion pa lavdi, Tirana ndihet e vjedhur por hesht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mbyllur me shumë polemika Kapionati Shqiptar i elitës së futbollit, ku Partizani u shpall kampion, ndonëse me pikë të barabarta me Tiranë. Dy ekipet kryeqytetase luftuan deri në ndeshjen e fundit, por trofeu shkoi tek Partizani, mes shumë dyshimesh dhe akuzash që vijnë kryesisht nga tifozët e Tiranës apo analistët e futbollit, por jo zyrtarisht nga klubi. Në ndeshjen e fundit, Partizani u përball me Teutën, ndërsa Tirana me Erzenin. Teuta kishte çtë kërkonte, Partizani po ashtu. Të kuqtë donin fitoren për tu shpallur kampion, ndërsa edhe Teuta e kërkonte fitoren për të marrë pjesë në Kupat e Europës. Ekipi bregdetar gjithsesi nuk bëri asgjë për të fituar ndeshjen, por pa hedhur asnjë dyshim mbi këtë takim, duket se tatëpjeta e Tiranës kishte nisur katër javë nga fundi. Para ndeshjes direkte me Partizanin, ku vareshin fatet e sezonit, Tirana u përball me Teutën, ku jo vetëm humbi 1-2 në fushën e lojës, por tre futbollistët kryesor të saj, Hasani, Deliu dhe Behiraçe u ndëshkuan me kartonë dhe nuk do luanin në përballjen me Partizanin. Në ndeshjen direkte Tirana shkoi e cunguar, por ia arrioti ti merrte një barazim shumë të vlefshëm ekipit të kuq. Gjithashtu sipas disa specialistëve të gjykimit Tiranës iu mohua një penallti për një prekje të topit me dorë nga Telushi. Drama e Tiranës do luhej në Rrogozhinë, aty ku pritën ekipin e Bylisit. Takimi u mbyll 2-2 por Tirana u ndëshkua me një penallti inekzistente dhe akuzoan rëndë arbitrin Kridens Meta. Në fund të takimit tifozët u futën në fushë dhe dhunuan treshen e arbitrimit. Një shfaqje e rëndë pavarësisht se dukshëm gjykimi la shumë për të dëshiruar me një episode që vendosi jo vetëm fatin e këtij takimi, por të gjithë sezonit. Për këtë shfaqje në fund të takimit Tiranës iu dënuan gjashtë futbollistë me shumë javë, ku mes tyre dallohej dënimi I portierit Bekaj me plot 12 muaj. Ndeshja e fundit ishte thjesht statistikë, Partizani fitoi me Teutën, Tirana fitoi me Erzenin, ku ndonëse me pikë të barabarta të dyja me 67, Partizani ngriti trofeun për shkak të ndeshjeve direkte. Çuditërisht, edhe pse ndihet “e vjedhur”, klubi i Tiranës si presidenti apo zyrtarët e saj të lartë nuk kanë reaguar. Shumë i druhen “dorës së hekurt” të FSHF-së e cila për shkak të ndeshjes me Bylisin, ku tifozët mësynë në fushë, Tirana mund të ndëshkohet edhe me rënien nga kategoria. Në elitën e futbollit nuk bëhet më fjalë për “rivalitetin” e dy ekipeve historik si Partizani dhe Tirana, por për një sezon të tërë që ngre shumë dyshime si mbi cilësinë, ashtu edhe vërtesinë e ndeshjeve. Kjo ka bërë që më së pari të humbin tifozët. Partizani tashmë është kampion, duke shënuar në historinë e saj 17 trofe të tillë, ndërsa Tirana duhet të presë vitin tjetër, por gjithnjë me drojën se mund të pasojnë edhe më rëndë ngase e pësuan.

Të fundit

‘Amerikë, jemi kthyer!’ Trump futet në TikTok me mesazhe për 170 milionë përdorues

Të martën, Shtëpia e Bardhë krijoi një llogari zyrtare në TikTok, me synimin për të përcjellë mesazhet e Presidentit...

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “Skyscanner”. Shqipëria...

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Fluks në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

Nga dita e premte dhe deri ditën e djeshme (19 gusht) në portin e Durrësit janë përpunuar në hyrje dhe dalje afro 38 mijë...

Lajme të tjera

Web TV