Sopranoja italiane Ana Pirozzi vjen për Master Class në Tiranë, pa pagesë për të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sopranoja e njohur italiane, Ana Pirozzi do të jetë në Tiranë për një master class falas për të rinjtë. Këtë e bëri me dije këshilltarja e Teatrit të Operas dhe Baletit, Ana Gjoka, e cila në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj tha se nga 25 aplikime që janë marrë, është bërë përzgjedhja dhe ndarja nga dëgjues në efektiv.

“Muajin qershor kemi menduar ta nisim me koncerte. Do të jenë 4 koncerte të njëpasnjëshme, do e hapim siparin me Master Class të akademisë teatrale që është program i ri i cili ka iniciuar këtë vit në TOB. E nisëm me Ermonela Jahon, kemi sërish një soprano të mirë italiane, Ana Pirozzi. Te Ermonela ndoshta nuk kishte mirëorganizim e nuk ishin mundësitë ekonomike të të rinjve dhe këtë herë kemi vendosur ta bëjmë në 1 ditë, do të jetë pa pagesë për të rinjtë. Janë marrë 25 aplikime dhe janë përzgjedhur sepse janë të ndarë në dëgjues e në efektiv. Këtë herë nuk e kemi kufizuar se qëllimi i programit është të afrojë më shumë të rinj. Ana Pirozzi do punojë kryesisht me të rinjtë në teknikën e interpretimit dhe ndërtimin e një roli të një artisti”, tha Ana Gjoka.

Po ashtu tregoi se kur do të mbahet Master Class-i i sopranos italiane.

“Do mbahet të shtunën në orën 12:00 dhe do të jetë përgjatë 4-5 orëve. Pirozzi do të jetë bashkë me orkestrën simfonike dhe korin e Teatrit”, tha Ana Gjoka.

Sa i përket kalendarit të Teatrit të Operas dhe Baletit për sezonin veror, Ana Gjoka tha se do të gëlojnë aktivitetet por nuk dha detaje duke thënë se do të jenë surprizë.

Lexo edhe :  Zini vendet tuaja, masakra është gati të fillojë: Debutimi i Tarantinos në West End?

 

Të fundit

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza

Në Gaza, edhe në moshën 30-vjeçare, njerëzit ndihen të detyruar të shkruajnë testamente, sidomos ata që punojnë në profesione...

Hyri në një dyqan akulloresh në SHBA, ariu ra në dashuri me shijen e luleshtrydhes!

Duket si një skenë nga një film kur oficerët e Qarkut El Dorado në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu përgjigjën një...

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, parti me interesa personale

Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko,...

“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt…

Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në Himarë, po ndërtohej një lavazh...

Diagnoza e vajzës sime dyvjeçare më tronditi; fjalët e mjekes më shpëtuan

Helene Rosenthal Nuk duhet të isha habitur nga ajo që audiologia po na thoshte mua dhe burrit tim. Humbja e dëgjimit ekziston në familjen time....

Lajme të tjera

Web TV