Home Sport Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

0
Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi
BERLIN, GERMANY - JUNE 03: Benjamin Henrichs of RB Leipzig lifts the DFB Cup trophy as the team celebrates their victory during the DFB Cup final match between RB Leipzig and Eintracht Frankfurt at Olympiastadion on June 03, 2023 in Berlin, Germany. (Photo by Sebastian Widmann/Getty Images)

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme Red Bull mposhti me rezultatin 2-0 në finalen e kompeticionit të zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Berlinit Eintrachtin e Frankfurtit (pesë herë fitues i këtij trofeu).

Një ndeshje e ekuilibruar deri në minutën e 71-të, kur Nkunku, i shërbyer nga Dani Olmo lëvizi bukur në zonë dhe goditi drejt portës, me topin, që pasi u devijua nga mbrojtja e Eintrachtit, përfundoi në rrjetë. I pafat portieri Trapp, që u kap në kundërkohë.

Futbollistët e Eintrachtit ishin të pafuqishëm për të ndryshuar rrjedhën e finales, madje në minutën e 85-të Szoboszlai realizoi golin e sigurisë, pas një veprimi të zgjuar të Nkunku.

Një mbyllje e sezonit në mënyrën e duhur nga “Demat”, të cilët fituan të drejtën për të luajtur në Champions falë vendit të tretë në Bundesligë.