Manchester City i pandalshëm, “Qytetarët” triumfojnë ndaj United duke fituar edhe FA Cupe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester City triumfon ndaj Manchester United në finalen e parë të FA Cup që këto dy skuadra vihen përballë njëra-tjetrës dhe siguron trofeun e shtatë në historinë e këtij kompeticioni, pas fitores 2-1 në “Wembley Stadium”.

Vetëm 14 sekonda lojë i mjaftuan kapitenit të “Citizens”, Ilkay Gundogan për të zhbllokuar sfidën, i cili pas asistit të dhënë nga De Bruyne, gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi ekipin e tij në avantazh.

https://twitter.com/reinaldodcg9/status/1664996044516601863?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA

Me këtë gol, Gundogan vendos rekord në FA Cup, pasi realizoi golin më të shpejtë ndonjëherë në një finale të këtij kompeticioni.

Sfida ishte shumë e luftuar nga të dyja anët dhe pas prekjes së topit me dorë në zonë nga Grealish dhe verifikimit në VAR, kryesori i sfidës, Tierney akordoi penallti për Manchester United.

Ekzekutimin nga pika e bardhë e penalltisë e mori përsipër Bruno Fernandes, i cili e dërgoi topin në rrjetë dhe u dhuroi barazimin “Djajve të Kuq”.

Pjesa e dytë e takimit po ashtu rezultoi shumë e luftuar, me të dyja ekipet që tentuan portat respektive.

Megjithatë i asistuar sërish nga De Bruyne, në minutën e 51’, Gundogan gjeti sërish rrugën drejt rrjetës dhe riktheu avantazhin të skuadra e Guardiolës.

https://twitter.com/dxbruyneszn/status/1665014148437012483?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA

Nga të dyja skuadrat e Manchester-it u përpoqën që të realizonin, megjithatë kjo finale u mbyll me rezultatin 2-1, dhe në “Wembley” festuan tifozët e “Citizens”.

Ky bëhet trofeu i dytë i sezonit 2022-2023 për ekipin e Pep Guardiolës, që më herët siguroi edhe atë të Premier League, ndërsa ka mundësinë të marrë edhe atë të Champions League, në finalen e së cilit do të ketë përballë Interin.

Manchester United dhe Ten Hag, nga ana tjetër e mbyllin këtë vit sportiv me një trofe, atë të EFL Cup.

Të fundit

10 gusht 1920 – Traktati i Sèvres: Fundi zyrtar i Perandorisë Osmane

Më 10 gusht 1920, në qytetin Sèvres të Francës, përfaqësuesit e Sulltanit osman Mehmed VI nënshkruan një nga traktatet...

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin ndaj Atletico Bilbaos, ku anglezët...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Lajme të tjera

Web TV