VIDEO/ Benzema prezantohet në mënyrë spektakolare tek Al-Ittihad mes 60 mijë tifozëve

Pamjet e para të Karim Benzemas me fanellën e Al-Ittihad janë mbresëlënese. Sulmuesi francez u prezantua para tifozëve në fushë në “King Abdullah Sports City” të Jeddah, stadiumi që priti Superkupën e Italisë janarin e kaluar.

Publiku në festë, ceremonia dukej madhështore teksa numri i tifozëve prezent ishte 60.000. Mes fishekzjarreve dhe koreografive, pamja shihej spektakolare. Benzema nuk hezitoi të dhuronte “Show”, teksa mori me vete edhe Topin e Artë për prezantimin.

lg.php.gif