Doganat rrisin të ardhurat pavarësisht efektit negativ të kursit të këmbimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në maj të ardhurat nga doganat arrijnë rekord, burimi kryesor produktet e akcizës. Mbahet ritmi pavarësisht efekteve negative të kursit të këmbimit

Të dhënat operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se të ardhurat nga doganat janë rritur gjatë muajit maj 2023 duke arritur në shifrën 19.6 miliardë lekë ose rreth 3.1 miliardë lekë (rreth 31 milionë USD) më shumë se muaji prill 2023.

Edhe krahasimi me të njëjtin muaj të vitit të kaluar tregon se të ardhurat ishin 1.4 miliardë lekë ose rreth 14 milionë dollarë më të larta se Maj 2022. Referuar planit, të dhënat operative tregojnë një realizim mbi 100 % të parashikimit.

Informacionet zyrtare tregojnë se burimi kryesor në rritjen e të ardhurave janë kryesisht e sasive të mallrave që paguajnë akcizë si karburanti me 8 mijë tonë më shumë dhe cigare me 10 ton më shumë krahasuar me Maj 2022.

Në krahasim me V-mujorin 2022 janë realizuar rreth 322 milion lek me shume. Të ardhurat nga taksa doganore për 5 mujorin ishin 356 Milionë lek më shumë që vjen si pasojë: e rritjes së importeve të konstruksioneve metalike me 74 Milionë lek, sheqer me +54 Milionë lekë, Mishi me +48 Milionë lekë etj…

Produktet e akcizës kanë sjellë në total +1,6 miliardë lek që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e importit të karburantit me rreth +555 Milionë lekë, Gazit me +527 Milionë lekë, Duhan-Cigareve me rreth +50 Milionë lekë dhe birra me +75 Milionë lekë.

Në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar efekt pozitiv kanë dhënë autoveturat e përdorura me +600 Milionë lek dhe Detergjentet me +315 Milionë lek.

Lexo edhe :  Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Sipas të dhënave nga doganat, është mbajtur pozitiv ritmi i rritjes së të ardhurave i cili do të ishte shumë më i lartë nëse nuk do ishin efektet negative të kursit të këmbimit të mbiçmimit të lekut ndaj euros dhe dollarit si valutat kryesore që kryhen importet./ Monitor

Burimi: Doganat
Burimi: Doganat
Burimi: Doganat
Burimi: Doganat
Burimi: Doganat

Të fundit

“Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz”, zbulohet raporti i Avokatit të Popullit

Ilir Meta nuk u trajtua në mënyrë dinjitoze gjatë arrestimit në datë 21 tetor 2024, por ai nuk është...

Ministri Vengu: Presim 2 helikopterë të Emirateve Arabe e 1 Canadair nga Greqia

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend vijon të jetë dinamike, ndërsa forcat e angazhuara në...

Flamingot në Nartë, Rama shpërndan videon me pamjet mahnitëse

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga laguna e Nartës. "Magjike"! Kështu shkruan Edi Rama në profilin e tij në Facebook. Për më tepër, shihni...

Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ç’do ndodhë me shqiptarët?

Shumica dërmuese e të huajve që kanë kryer krime dhe që shpallen fajtor nga sistemi i drejtësisë në Britani do të deportohen menjëherë në...

MEKI: News24 dhe Panorama kanë një qira të papaguar ndaj shtetit prej 2 mln €

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka bërë një tjetër reagim që hedh poshtë pretendimet e medias Panorama (kompania Shoqëria Panaroma Group sh.a.) dhe...

Lajme të tjera

Web TV