Harry Maguire ngul këmbë, nuk do të largohet nga Manchester United këtë sezon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Harry Maguire nuk dëshiron të lërë Manchester United këtë verë siç raportojnë mediet angleze. Me mbrojtësin që është i vendosur të luftojë për një vend në formacionin e Erik ten Hag.

Qendërmbrojtësi ka bërë vetëm 16 paraqitje në Premier League gjatë sezonit të parë të Ten Hag në drejtim, shumica prej të cilave të dobëta, dhe pritej që të largohej në javët e ardhshme.

Nga ato paraqitje vetëm në 8 raste Maguire ka qenë titullar, çka nxjerr në pah se mbrojtësi që u ble për 80 milionë paund në 2019, nuk ka të garantuar një vend mes titullarëve.

Në të vërtetë ai ka rrëshqitur pas Lisandro Martinez, Raphael Varane dhe Victor Lindelof në hierarkinë për një vend në formacion. Ndërkohë që edhe Luke Shaw është përzgjedhur para tij. Gjithsesi pavarësisht se e kupton se është i përjashtuar, Maguire preferon të qëndrojë.

Disa media angleze pretendojnë se Tottenhami ka një farë interesi për Maguire, dhe Ten Hag është i hapur për ta shitur 30-vjeçarin para sezonit të ardhshëm. Maguire edhe pse e di këtë, si dhe faktin se shanset e tij nuk është se do të rriten vitin e ardhshëm, nuk është dakord me largimin.

Ten Hag publikisht e ka pranuar se ish lojtari i Leicester City duhet të marrë një vendim për të ardhmen. Ndërsa, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate është i shqetësuar për rolin e tij periferik në skuadër.

Besohet se Maguire do t’i kërkojë United një shumë prej 10 milionë paundësh si bonus nëse largohet këtë verë. Kartoni i tij aktualisht vlerësohet rreth 30 milionë paund nisur nga mosha por edhe performancat në rënie.

Teksa kontrata e tij aktuale me United i jep 190 mijë paund në javë. Në një klub tjetër ai mund të marrë maksimumi gjysmën e kësaj shume.

Lexo edhe :  “Dështimi” i radhës për Newcastle, Benjamin Sesko arrin marrëveshje personale me Man Utd

Me United që duhet t’i paguajë një bonus prej 10 milionësh për ta hequr nga libri i pagave. “Djajtë e Kuq” dëshirojnë ta zëvendësojnë me mbrojtësin e Napolit, Kim Min-Jae.

Ndërkohë që klubi anglez po kërkon edhe një sulmues dhe një mesfushor, por gjithmonë duke patur prioritet përforcimin e mbrojtjes.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV