Lautaro Martinez: “Finalja e Championsit ka po të njëjtën peshë sa ajo e Kupës së Botës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lautaro Martinez nënvizoi se Interi është në hapin e fundit, pra në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City.

Sulmuesi 25-vjeçar, i cili ishte pjesë e skuadrës së Argjentinës që fitoi Kampionatin Botërorin 2022 në Katar, është kthyer në lojtar vendimtar për Zikaltërit dhe pritet të luajë një rol të madh edhe në finalen e Stambollit.

Lautaro ka shënuar 28 gola dhe ka dhënë 11 asistime në 56 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Megjithatë, në rrugën e tyre qëndron një skuadër si Manchester City, që kërkon tripletën.

“Ato janë dy finalet më të rëndësishme që një lojtar mund të luajë, e vetmja gjë që ndryshon është fanella. Ndjenjat janë të njëjta, unike, për të shkuar deri në fund”.

“Është falë punës së bërë gjatë vitit, skuadra është ajo që ka rëndësi, është gjëja më e rëndësishme. Jemi në hapin e fundit, duhet të jemi gati për këtë ndeshje”, ka thënë Lautaro.

Ai u ndal edhe te Manchester City, duke e vlerësuar lartë rivalin e finales.

“Ne e dimë se Manchester City është një rival shumë i vështirë për t’u përballur, për shkak të cilësisë që ka. Por ne jemi gati, kemi bërë punën tonë dhe jemi gati sa të mundemi”, nënvizoi argjentinasi.

Të fundit

Kredi me 0 % interes/ Gonxhja: 1,000 aplikime deri tani, afati i fundit është 10 prilli

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja njoftoi sot se mbi 1,000 aplikime janë regjistruar deri tani, që...

Arrestohet kryebashkiakja e New Jersey/ Drejtonte automjetin e dehur

Kryetarja e bashkisë së New Jersey , Gina LaPlaca, është filmuar duke humbur ekuilibrin ndërsa arrestohej nën dyshimin për drejtim në gjendje të dehur, ndërkohë që...

Vlerësimi i ekspertëve, rritja ekonomike në Shqipëri është sasiore, jo cilësore

Ekonomia e vendit u rrit me rreth 4 për qind vitin e shkuar. Zgjerim i Prodhimit të Brendshëm Bruto në këto nivele do të...

Begaj përkujton dëshmorin e UÇK Indrit Cara, inaugurohet monumenti në nder të tij

Këtë të hënë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të “Dëshmorit të Kombit” Indrit Cara, në 26-vjetorin e rënies së...

Çfarë ndodhi në ditën e Bajramit? Mbi 120 persona paraqiten në Urgjencën e Tetovës

Ditën e djeshme, qindra persona janë paraqitur për të kërkuar ndihmë në Urgjencën e Tetovës, për shkak të konsumimit të lartë të ëmbëlsirave dhe...

Lajme të tjera

Web TV