Tubimi i 6-të! Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan sërish kundër dhunës në Serbi

Një demonstratë e re me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra qytetarëve u zhvillua të premten mbrëma në kryeqytetin e Serbisë.

Ky ishte mobilizimi i gjashtë masiv radhazi pas dy masakrave me 18 vdekje të kryera nga të rinj të armatosur në muajin maj.

Pjesëmarrësit u mblodhën para parlamentit, në qendër të Beogradit, duke bërë dy marshime të veçanta. Ata kërkuan dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç dhe zyrtarëve të sigurisë publike.

Ata akuzuan kreun e shtetit dhe mediat pranë tij për kultivimin e një klime urrejtjeje dhe dhune. Po ashtu, partitë opozitare të majta dhe liberale ishin të ftuara në protestë.