Zbulohet hekurudha naziste, mendohet se të çon në thesarin e vjedhur nga Hitleri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të apasionuarit pas historisë bëjnë me dije se mendojnë te kenë gjetur vendin e fshehtë të “Dhomës së Qelibarit”, pasi zbuluan një hekurudhë dhe vagonë në një ish-bunker nazist në Poloni, sipas mediave të huaja.

Shoqata Historike dhe Hulumtuese “Jaćwież” hasi në zbulimin e befasishëm gjatë gërmimit në kompleksin e bunkerit “Mamerki” në Poloninë veriore. Binarët e hekurudhës së ngushtë u zbuluan 5 metra nën sipërfaqe, në një zonë që kohët e fundit ishte pastruar nga pemët.

Kompleksi ishte selia e Komandës Supreme të Ushtrisë Gjermane të Hitlerit dhe ndodhet vetëm disa kilometra larg bunkerit “Strofka e Ujkut”.

Edhe pse dihej se një linjë hekurudhore shkonte nga Mamerki në “Strofkën e Ujkut”, nuk ka pasur asnjë dokument zyrtar që tregonte se ajo shtrihej brenda vetë kompleksit.

“Kjo është një surprizë e madhe pasi ne nuk e dinim që kishte një hekurudhë brenda kompleksit. A mund të jetë treni i artë me dhomën e qelibarit? Do ta marrim vesh së shpejti”, u shpreh Bartlomiej Plebańczyk nga muzeu Mamerki.

Dhoma e krijuar për carin Pjetri i Madh në shekullin e 18-të, e përbërë pikërisht nga 6 tonelata qelibar të gdhendur mjeshtërisht dhe dekorime floriri, u çmontua nga forcat naziste që kishin pushtuar vendin dhe u transportuan në Koninsberg, që sot është enklava ruse e Kaliningradit, ku u ekspozua publikisht.

Por, menjëherë pas përfundimit të luftës, elementet e dhomës u zhdukën pothuajse tërësisht, edhe pse disa copëza janë gjetur në Gjermani gjatë viteve ’90. Një kopje e “Dhomës së Qelibarit” u krijua në Shën Pjetërburg në vitin 2003, pas disa dekadash punimesh.

Për dekada, “gjuetarët” e thesareve kanë kërkuar Europën për pasuritë e humbura, por pa rezultat.

Të fundit

Kosovë/ Sot tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit

Në Kosovë sot vijon tentativa e dhjetë për konstituimin e Kuvendit. Seanca pritet të nis në orën 10:00. Të gjitha...

E shtunë me diell dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të shtunë do të jetë nën ndikimin e një moti të qëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak gjatë orëve të para të ditës do të...

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis Putin dhe Vuçiç në Moskë. Sipas...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Lajme të tjera

Web TV