Jo të gjithë festojnë te City, babai i ndihmësit të Guardiolës është zhdukur në Stamboll

Ndihmësi i Pep Guardiolës, italiani Enzo Maresca nuk arriti ta shijojë si duhet triumfin e Manchester City-t në Ligën e Kampionëve, pas fitores minimale 1-0 ndaj Interit.

Kjo pasi babai i tij është zhdukur pa gjurmë në Stamboll dhe policia turke është vënë në lëvizje për ta gjetur. Babai i Marescës ishte pranë stadiumit para ndeshjes, por më pas nuk dihet nëse ia doli të hyjë brenda apo jo.

Pas sfidës, ndihmësi i Guardiolës provoi të lidhej me të, por ishte e pamundur, teksa vuri menjëherë në alarm forcat e policisë turke për ta gjetur.