Renditja botërore e tenisit, Djokovic parakalon Nadalin dhe rikthehet në krye

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Novak Djokovic fitoi titullin e tij të 23-të Grand Slam për meshkuj, teksa iu imponua 7-6 (1), 6-3, 7-5 norvegjez Casper Ruud në finalen e French Open.

Me këtë sukses, 36-vjeçari serb parakalon rivalin Rafael Nadal për trofetë më të mëdhenj në historinë e tenisit për meshkuj, i cili daton që në vitet 1800.

Nadal, 14 herë fitues në Roland Garros, humbi turneun e këtij viti sepse ishte i dëmtuar dhe e kishte të pamundur të merrte pjesë.

Djokovic përfitoi në maksimum, teksa eliminoi në gjysmëfinale edhe një prej favoritëve kryesorë, Carlos Alcaraz, ndërsa në finale luftoi fort me norvegjezin Ruud për të siguruar këtë arritje të rëndësishme.

Kjo fitore e Djokovicit u bashkohet sukseseve të tjera të tij me titujt e French Open në 2016 dhe 2021, duke e bërë atë tenistin e vetëm me të paktën tre trofe nga çdo turne madhor.

Që nga marrja e trofeut të tij të parë Slam në Australian Open 2008, ai ka grumbulluar gjithsej 10 të tillë, shtatë në Wimbledon dhe tre US Open.

Djokovic është përsëri në gjysmë të rrugës drejt një Grand Slami të vitit kalendarik – duke fituar të katërt çmimet kryesore brenda një sezoni – diçka që asnjë njeri nuk e ka arritur që nga Rod Laver në 1969.

Djokovic ishte afër asaj arritjeje në vitin 2021, kur fitoi Australian Open, French Open dhe Wimbledon dhe arriti deri në ndeshjen e titullit në US Open përpara se të humbiste përballë Daniil Medvedev.

Vetëm Margaret Court dhe Serena Williams në tenisin për femra kanë arritur të fitojnë 23 tituj Grand Slam.

Pavarësisht moshës 37-vjeçare, Djokovic po jep shumë pak shenja ngadalësimi. Ai është tani kampioni më i vjetër i French Open, teksa 11 nga trofetë e tij Slam janë fituar pasi ka mbushur 30 vjeç.

Lexo edhe :  Franca dhe Spanja përballen në gjysmëfinalen e dytë të Nations League,formacionet zyrtare

Tashmë, Djokovic do të rimarrë vendin e tij te parë në renditjen botërore dhe do të nisë javën e tij të 388-të si kryesues dhe lider i padiskutueshëm.

Të fundit

“Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”/Tifozët dhurojnë spektakël para ndeshjes ndaj Serbisë

Ditën e sotme, në orën 20:45, në stadiumin Air Albania do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e...

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të "një ekosistemi të vërtetë pushtimi politik", sipas një...

Shqipëri-Serbi, Associated Press: Sporti nuk është thjesht një lojë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e planifikuar të luhet këtë të shtunë,  ka përfunduar në faqet e para të mediave botërore. Së fundmi, agjencia...

Menduam se do fitonim prej Donald Trump, por ky popull shitet për bukën e gojës!

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, foli për zgjedhjet e 11 Majit. Paloka tha se pa një qeveri teknike dhe pa largimin...

Shqipëri-Serbi, ndeshje e rrezikshmërisë të lartë/ UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium

UEFA ka lejuar që Shqipëria dhe Serbia të jenë kundërshtarë të mundshëm edhe pas trazirave në Beograd në eliminatoret e Euro 2016 dhe pas...

Lajme të tjera

Web TV