Kurti publikon propozimin me pesë pika për shtensionimin e situatës në veri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi në një konferencë për media një propozim pesëpikësh për shtensionim në veri të Kosovës.

Ai u shpreh se propizimet ua ka përcjellë ndërkombëtarëve, duke nisur nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe ambasadorëve të QUINT-it.

Ai shtoi se s’ka marrë ende asnjë përgjigje për këtë propozim, që sipas tij do të qetësonte situatën.

Plani pesëpikësh, Kurti ka thënë se duhet të nisë me sundim të ligjit në veri.

“Duhet menjëherë të përfshihen e identifikohen dhe ndiqen penalisht grupet kriminale”, ka thënë ai për pikën e parë.

Në pikën e dytë, Kurti e ka propozuar tërheqjen e menjëhershme të grupeve të dhunshme dhe të ndalen hapat kriminalë.
Sipas propozimit të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe KFOR-i apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë. Pas tri pikave, Kurti ka thënë se do të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Në pikën e pestë, Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të rikthehen menjëherë në tavolinën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai u shpreh se “Që nga 5 nëntori i vitit të kaluar, veprimet e Kosovës nuk kanë kontribuuar dhe nuk janë burim në esaklimin e sitiatës në veri”, shtoi Kurti.

Të fundit

Nxehet situata! Trump: Putin ka kohë edhe 10-12 ditë, ose…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ulur ndjeshëm afatin që i kishte dhënë më parë presidentit rus...

37-vjeçari ishte i lidhur me 52-vjeçaren! I mori jetën dhe la gjurmë. Zbulohen detajet

E raportuar fillimisht si një vdekje aksidentale e shkaktuar nga asfiksimi i një zjarri në banesë, rezultoi një vrasje e mirëfilltë dhe e tentuar...

Dy të moshuar përplasen me thika në Durrës, njëri dërgohet në spital

Loja e dominove është kthyer në një përleshje mes dy te moshuarëve, përplasje qe degradoi deri ne përdorimin e armeve te ftohta. Burime nga policia...

28 korrik 1945/ Kur qielli u ça mbi qytet: Tragjedia e Empire State

Përgatiti: Leonard Veizi Në legjendat e lashta, kur perënditë hidhëroheshin, dërgonin rrufe nga qielli për të kujtuar njerëzimit se asnjë kulm nuk ishte aq i...

Ilir Proda shkresë Ministrisë së Drejtësisë: Të kthehet mbikëqyrja elektronike

Drejtori i policisë së shtetit, Ilir Proda i është drejtuar me një shkresë Ministrisë së Drejtësisë dhe institucionet në varësi të saj që të...

Lajme të tjera

Web TV