Rriten investimet e huaja/ Niveli më i lartë në tetë vitet e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia shqiptare ka thithur më tepër investime gjatë këtij viti. Në total rezultojnë se investimet e huaja direkte kapin vlerën e 308 milionë eurove për periudhën janar-mars në rritje me 1.65% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë ky rezulton të jetë një ndër vitet më të mbara përsa I përket thithjes së investimeve të huaja në dekadën e fundit.

Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë Shqipëria ka thithur rreth 5 milionë euro më tepër në tre muajt e parë të vitit.

Kjo është vlera më e lartë e Investimeve të Huaja Direkte e regjistruar ndonjëherë në këtë periudhë të vitit.

Ndryshimi i fortë i nivelit të investimeve ka ardhur pas pandemisë dhe vitin e kaluar, ato arritën vlerën e 1.37 miliardë eurove, në rritje me 33% krahasuar me një vit më parë.

Fitimet e riinvestuara mbanin peshën kryesore në fluksin e investimeve të huaja dhe rezultojnë më të e larta në industrinë nxjerrëse, por edhe në disa sektorë të shërbimeve.

Investimet e huaja në Shqipëri janë të përqëndruara në sektorin e ndërmjetësimit financiar, pasurive të paluajtshme, si dhe në energjetikë.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV