Inteligjeca Artificiale, si dialog me pjesën tjetër të botës

Nga Monada Mehmetaj

Parlamenti Europian i hap driten jeshile projekt-rregullores per inteligjencen artificiale.

Mes shume medyshjesh mbi perfitimet e demet e njerezimit miratohet me 499 vota pro, 28 kunder e 93 abstenime.

Pikerisht per kete tematike u mbajt dhe koferenca per shtyp, ku ishin prezent znj Roberta Metsola Presidente e PE dhe raportuesit Brando Benifei e Dragos Todora. Znj Metsola u shpreh se inteligjenca artificiale ka hyre mjaftueshem ne jeten tone te perditshme edhe pse ka probleme qe lidhen me privatesine, etiken, kontrolin dhe inovacionin dhe nevojen qe duhet te kemi lidhur rregullimin e ketij ligji.

Presidetja falenderoje te gjithe bashkepunetoret qe jane perkushtuar me ore e ditet e net per te stabilizuar kete rregullore.

Mund te jemi krenar e lider boteror ne kete risi dhe perdorues te ligjshem te IA.

Nuk duhet te kemi frike nga ardhmja,mendoj se kemi reaguar si gjithemone me pergjegjesi.

Dragos Todorache tha se kemi shume pune per te bere, por nje pike kyce eshte ekuilibri, objektivi me i rendesishem ku u ndalem ishte te benim me te miren per njerezit dhe njerezimin.

Kemi shtuar mbrotjen ne kete sistem, kemi folur per progamet me rrezik te madh, po pa i ndaluar ato. Duhet te jepet mundesia e korrigjimit dhe e ndryshimit. Nuk duam te bllokojme krijmtarine dhe zhvillimin.Ka pasur dhe nje debat ideologjik ne kete Parlament.

Do ta mbyllim punen tone brenda ketij mandati parlamentar dhe kjo eshte sfida jone.
Sistemi i IA ka nje rrisk te madh, ai nuk duhet te prek te Drejtat Themelore te Njeriut, shendetin e njeriut, sigurine e tij, mjedisin. Per kete duhet nje konsultim me autoritet kopetente si dhe me palet e interesit per parandalimin e rreziqeve.

Lexo edhe :  100 mijë punonjës largohen zyrtarisht nga qeveria amerikane

Trasparenca do te jete nje shtylle e fuqishme e ketij sistemi i cili nuk do te lejoje te preket privatesia, te drejtat e autorit si ne muzike, vepra arti etj, dmth te mos preket ligji per te drejten e autorit.

Propozohet krijimi i nje organi per IA-ne qe do te monitoroje udhezoje e koordinoje zbatimin e ligjit per IA-ne, si dhe ne mbeshtetje te cdo risije ne kete sistem. Parlamenti deshiron te ndaloje perdorimin e sistemit te indentifikimit Biometrik ne kohe reale, pervec rastet e krimeve te renda dhe me autorizim paraprak. Gjithashtu paraqet rrezikshmeri dhe sistemet te cilat ndikojne tek votuesit gjate fushatave elektorale, nxjerrja e te dhenave nga mediat sociale.

Nderkohe qe Brando Benifei nenvizon:Mendoj se kemi bërë histori sot, ne kemi vendosur rrugën për dialogun që do të na duhet që kemi filluar të kemi me pjesën tjetër të botës tani ne mund të ndërtojmë AI të përgjegjshme për globin tonë për rritjen e sistemit që kjo mund të sjell perfitime,por edhe duke menduar për qytetarët e përditshëm, konsumatorët bizneset, institucionet që duhet të mbështeten në marrjen e inteligjencës artificiale në mënyrë që ata të mund të marrin më të mirën nga sistemi, të përfitojnë të gjitha mundësitë nga kjo, por gjithashtu të jenë të sigurt se mund të besojnë se ato institucione dhe te ndertoj një sistem masash mbrojtëse që mund të identifikojë rreziqet reale, duke mos e mbingarkuar inteligjencën artificiale, kur nuk është e nevojshme të bëhen kontrolle të panevojshme, por të bëhet një vlerësim shumë serioz i konformitetit kur ka një mundesi për sigurinë.