Michael Jordan kompleton shitjen e skuadrës së NBA Charlotte Hornets, 13 vite “dështim”

CHARLOTTE, NC - NOVEMBER 5: NBA Legend and Charlotte Hornets Owner, Michael Jordan looks on during a game between the Indiana Pacers and the Charlotte Hornets on November 5, 2019 at Spectrum Center in Charlotte, North Carolina. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2019 NBAE (Photo by Brock Williams-Smith/NBAE via Getty Images)

Kishte disa muaj që qarkullonte si lajm, por tashmë gjithçka është zyrtare. Michael Jordan, pas 13 vitesh si pronar i skuadrës së Charlotte Hornets, ka shitur aksionet e tij te dyshja Gabe Plotkin-Rick Schnall.

Një dyshe që ka vite në NBA, pasi Plotkin zotëron një kuotë minorance te Charlotte, ndërsa Schnall ka një kuotë tek Atlanta Haëks. Një ndryshim radikal kështu te skuadra e Karolinës së Veriut, që për shumë vetë nuk është menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe pse në krye të saj ishte basketbollisti më i madh në historinë e NBA-së.

Michael Jordan do të drejtojë ekipin edhe përgjatë “draft”, madje edhe në ditët e para të merkatos, që nis më 1 korrik. Në fushë, gjatë këtyre 13 sezoneve nën drejtimin e Jordan, skuadra e Charlotte nuk la asnjë gjurmë, duke mos kaluar asnjëherë ndonjë tur ne fazën play off, rezultat zhgënjyes.

Ndryshe është situata në aspektin financiar, pasi klubi ka njohur një hop të jashtëzakonshëm. Në vitin 2010, Jordan shpenzoi 275 milionë dollarë për ta blerë, ndërsa tani e shet skuadrën për 3 miliardë dollarë.