Sylvinho flet për fitoren e parë: “ Debutim shumë i mirë, isha në ankth para ndeshjes”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri Sylvinho nuk e fshehu kënaqësinë për debutimin me fitoren përballë tifozëve kuqezi, deklaroi se bashkë me skuadrën kanë ndërmarrë një rrugëtim për të realizuar ëndrrën e pjesëmarrjes në Gjermani 2024.

Një fitore shumë të rëndësishme për objektivat. A kishit frikë, duke qenë se ishte ndeshja e parë para publikut kuqezi? A ishte ky një debutim perfekt?
Ishte një debutim shumë i mirë, pasi ishte shumë e rëndësishme të fitonim në shtëpi. Isha në ankth, pasi 5 orë para ndeshjes më thanë se stadiumi do të ishte i mbushur plot. Jam shumë i kënaqur nga skuadra, pasi bëri shumë mirë. I kisha paralajmëruar që do të ishte ndeshje e vështirë, por ata bënë shumë mirë në fushë.

Shumë prej lojtarëve flasin me superlativa për punën tuaj. Çfarë ju keni bërë lojtarëve që kanë kaq konsideratë dhe ndryshuan nën drejtimin tuaj?
Kjo është një pikënisje dhe është e rëndësishme që t’u japim lojtarëve të kuptojnë se mund të arrijmë një objektiv të madh,. Ne jemi një dhe kemi një mundësi të vetme për të arritur objektivin, që është puna në fushë dhe rezultatet.

A do të konfirmohet i njëjti formacion për ndeshjen e radhës ndaj Ishujve Faroe?
Duhet të kuptojmë nesër se si është gjendja e lojtarëve, pasi sot ishte një ndeshje shumë impenjative. Nuk e di. Duhet të shohim shumë aspekte dhe do të vendosim. Kemi pasur një ndryshim në skemë sot, pasi luajtëm 4-2-3-1.

Si ishte pjesa tjetër e Asanit, përveç golit të shënuar?
Jo vetëm sot, pro edhe kundër Polonisë ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Sot nuk ishte shumë e mirë pjesa e tij e parë, pasi mbrojtësit e krahut ishin shumë pranë tij. Ia njihnin cilësitë dhe e kanë markuar një kundër një, duke e vënë në vështirësi.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV