Luis de la Fuente dhe Zlatko Dalic zbardhin formacionet e finales së edicionit të tretë të Nations League, Spanjë Kroaci, që do të luhet në stadium “De Kuip” të Rotterdam.
Të dy trajnerët kanë zgjedhur formacionin më të mirë të mundshëm, pasi nuk kanë pasur mungesa për arsye dëmtimesh.
Spanja, për të cilën është finalja e dytë e Nations League, ka një avantazh sa i përket gjendjes fizike, pasi e kaloi Italianë brenda kohës së rregullt, ndërsa Kroacisë iu deshën 120 minuta lojë për të eliminuar Holandën.
Formacionet zyrtare:
Kroaci: Livakovic; Juranovic, Sutalo, Erlic, Perisic; Brozovic, Modric, Kovacic; Pasalic, Kramaric, Ivanusec.
Spanja: Unai Simon; Jesus Navas, Le Normand, Laporte, Jordi Alba; Rodri, Fabian Ruiz, Gavi; Asensio, Morata, Yeremy Pino.