Kryetari i bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov i cili ndodhet në mërgim që pas hyrjes së pushtuesve rusë, ka ngritur alarmin për rrëmbimin e 300 fëmijëve ukrainas nga ana e forcave ruse.
Ai tha se fëmijët po mbahen peng rreth 1600 kilometra larg shtëpisë.
“Ata po i dërgojnë fëmijët 1600 kilometra larg shtëpisë thellë në Rusi. Pastaj do t’i mbajnë peng,” shkroi Fedorov.
Baza e të dhënave e dedikuar ukrainase vlerëson se rreth 19.500 fëmijë ukrainas u nxorën nga Moska nga territoret e pushtuara në Rusi deri më tani.