Kombëtarja Shqiptare luan për fitore ndaj Ishujve Faroe, zbardhet formacioni zyrtar

Shqipëria është gati për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Sfida e tretë në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024.

Sylvinho ka vendosur në lidhje me titullarët e takimit të sotëm, duke bërë dy ndryshime krahasuar me takimin e fituar 2-0 ndaj Moldavisë.

Kristjan Asllani dhe Taulant Seferi nga minuta e parë, janë risitë e trajnerit braziliane. Me mesfushorin dhe sulmuesin që i zënë vendet Keidi Bares dhe Myrto Uzunit.

Kuqezinjtë janë në kërkim të fitores së dytë radhazi pas triumfit të pastër në duelin e së shtunës në “Air Albania” përballë Moldavisë.

cd1469fc-b073-4489-9a53-69a2d37b059c.jpg