Rëndohen pozitat e Gjicit, pas aferës s*ksuale bisedë për “kastrimin e qenve”

Ditën e djeshme është publikuar pjesa e dytë e videos së aferës seksuale mes ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe një gruaje, e cila shfaqet si “biznesmene”. Në bisedën mes tyre flitet për një tender që do ofronte bashkia për “kastrimin e qenve të rrugës” në këtë qytet dhe përfituese do të ishte pikërisht gruaja që kryen marrëdhënie me kryebashkiakun. Rëndohet pozita e Gjicit, SPAK mësyn në bashki dhe sekuestron kamerat e sigurisë dhe dokumenta.

Nuk u ndal me një video skandali seksual i regjistruar në ambinetet e zyrës së ish- kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici. Dje është publikuar një video tjetër ku e rëndon akoma më shumë ish-kreytarin e rizgjedhur të bashkisë. Pas kontaktit seksual që pati me vajzën në videon e parë, vajza e identifikuar tashmë nga organet e drejtësisë i ka këkruar Gjicit një favor që do të sillte të ardhura për të, siç ishte tenderi për “kastrimin e qenve” në Kukës. Kjo e rëndë pozitën juridike të Safet Gjicit dhe SPAK është një hap larg për ta akuzuar zyrtarisht për shpërdorim detyre. Provat tashmë janë të qarta, vajza që u shfaq në video, pasi ka regjistruar me kamer cante skandalin ku u shfaq edhe vetë me figure dhe zë, ka vijuar regjistrimin pranë tavolinës së punës së Gjicit. Publikimi i kësaj video i ka dhënë një tjetër nxitje SPAK për të kërkuar hetim me të thellë në lidhje me skandalin seksual të regjistruar në ambinetet e një zyre shtetërore. Gjici pas publikimit të videos të parë tha se ka marrëdhënie me vajzën, por publikimi i videos së dytë tregoi se mes tyre kishte vetëm interes të dyanshëm dhe jo një marrëdhenie të zgjatur në kohë mes tyre.

Hetimi

SPAK zbarkoi të hënën në ambientet e Bashkisë së Kukësit ku sekuestroi serverin e kamerave të sigurisë por edhe dokumente të ndryshme, në kuadër të hetimit që po kryhet për shpërdorim detyre ndaj ish-kryebashkakut Safet Gjici, i cili u përfshi në skandal, pas publikimit të një video ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua tashmë të identifikuar. Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit qëndruan për afro 30 minuta në Bashki dhe pasi morën kontakt me punonjësin e IT-së, bënë sekuestrimin e serverit. Kjo me qëllim për të verifikuar hyrje daljet në institucion të gruas që shfaqet në video intime me Gjicin, si dhe personat që mund të kenë patur komtakt me të. Në këtë mënyrë, SPAK do të mund të përcaktojë kohën e realizimit të videos, ndonëse materiali filmik shënon data 6 qershor ora 16.00. Ndërkaq, janë marrë edhe disa dosje për të verifikuar nëse gruaja ka paraqitur ndonjë projekt pranë bashkisë dhe nëse është miratuar ose jo. Nga ana tjetër, SPAK e ka identifikuar gruan, e cila banon bashkë me fëmijën ne moshë të mitur në Durrës dhe ka urdhëruar që ajo nuk duhet të lërë vendin, pra nuk do të lejohet të udhëtojë, për sa kohë që rrëfimi i saj është kyç për hetimin. SPAK po heton për shpërdorim detyre, por sekuestrimi i videos së plotë, e cila mendohet të jetë rreth 15 minuta, mund të nxjerrë në dritë detaje që mund të përfshijë dhe persona të tjerë në skandal.

Lexo edhe :  Asambleja e OKB-së, Begaj dhe Spiropali drejt SHBA. Çfarë pritet në sesionin e 80?

Reagimi

Pas publikimit të vides së parë e cila tregonte Gjicin në zyrë duke kryer marrëdhënie seksuale orale me një grua, u vendos shkarkimi i menjëhershëm nga detyra, me vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu edhe vetë Gjici kishte ofruar dorëheqjen dhe në reagimin e bërë në rrjetet sociale kërkoi falje për atë shfaqje dhe më pas u “justifikua” se ishte një kurth i organizuar nga kundërshtarët e tij politik. Gjithashtu shprehej se me vajzën e shfaqur në video kishte pasur një marrëdhënie të hershme intime. Por faktet e publikuara ditën e djeshme, në pjesën e dytë të regjistrimit, duket se Gjici nuk e njihte më parë dhe aty flitet për mundësinë e fitimit të një tenderi për “kastrimin e qenve të rrugës” në Bashkinë Kukës. Dyshohet se kjo aferë korrptive nuk është kryer pasi regjistrimi i videos është bërë më datë 6 të këtij muaji dhe është një kohë e shkurtër për të kaluar në procedurat tenderuese. Pavarësisht kësaj, vepra penale mbetet edhe në tentativë, ndaj burime pranë SPAK shprehen se po hetohet instivisht dhe pasi të shqyrtojnë materialet e ndryshme mund të lëshohet një urdhër-ndalimi për ish-kreun e Bashkisë Kukës Safet Gjici.

Biseda e vajzës me Gjicin

Vajza: Do më ndihmosh të bëj një rrethim për qentë apo jo? Na sajo ndonjë punë këtu re, të vij të marr një shtëpi me qira. Kam dy shkolla. Shteti do më paguajë, sdo më paguash ti.

Gjici: Për qentë?

Vajza: Po.

Gjici: Do ta thërras unë këtë që merret me punët e qenve, se letrat duhen kaluar me vendim këshilli.

Vajza: Kam gjetur gjithë atë tokë. 400 mijë lekë të vjetra shkonte thurja.

Gjici: Nuk është problemi aty. Ne duhet ta bëjmë të gjithë procedurën që të gjithë qentë e rrugës ti marrim këtu, ti çojmë atje. Sa shkon, si shkon, situacioni, preventivi.

Vajza: I kam me projekt të tëra.

Gjici: Do ta thërras unë këtë dhe shko ti atje.