Sylvinho: “Kemi lojtarë të fortë dhe jemi plotësisht në garë për kualifikimin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i kombëtares kuqezi, Sylvinho analizoi suksesin 1-3 ndaj Ishujve Faroe. Trajneri brazilian i Shqipërisë, preku shumë tema gjatë fjalës së tij.

Është e vështirë të luash këtu. Topi i gjatë të vendos në vështirësi. Ata kanë lojtarë të gjatë. Me një top të gjatë të hapen probleme dhe krijohen situata të paparashikueshme.

A duhet të jenë disa lojtarë më altruistë? Jo, le të shohim anët pozitive. Fituam 1-3 një ndeshje të komplikuar. Në vitin 2021 kishte ndodhur për herë të fundit që Shqipëria kishte marrë 2-3 fitore radhazi.

Djemtë bënë shumë mirë, treguan shpirt të lartë gare, treguan unitet. Të gjithë lojtarët kanë bërë punë shumë të mirë këto ditë.

Situata në grupin E? Njësoj janë shanset. E rëndësishme ishte të fitonim dy ndeshjet tona. Ka ndodhur përpara dy vitesh, gjatë pandemisë, që Shqipëria fitonte dy ndeshje radhazi.

E kam thënë që në fillim që grupi është i vështirë dhe i ekuilibruar. Por asgjë nuk ndryshon. Jemi të kënaqur për dy fitoret dhe jemi plotësisht në garë për kualifikimin.

I Asllanit apo i Muçit gol më i bukur? Të dy ishin gola shumë të bukur. Trajneri punon, stafi teknik punon, por kemi lojtarë të fortë. Ata janë protagonistët kryesorë. Goli i Aslllanit ishte i vështirë për t’u realizuar. Teknikisht më i bukur. Muçi, Sadiku, Uzuni, Keidi Bare. Të gjithë që erdhën nga stoli dhanë një kontribut të madh në këtë sukses.

Ndryshimi Asllani-Bare? Kishim 2-3 dilema përpara ndeshjes. Nuk është e lehtë të luash çdo 3 ditë. Aq më tepër në një transfertë të largët dhe të lodhshme.

Asllani bëri një ndeshje shumë të mirë, por edhe Seferi bëri një ndeshje goxha të mirë. Besoj se kemi bërë zgjedhjet e duhura, e ndihmuam skuadrën nga brenda dhe jashtë fushës. Jemi të gjithë të rëndësishëm.

Pushimet në Shqipëri? Do të rikthehem në Tiranë, kemi edhe disa ditë punë. Për të analizuar këto dy ndeshje. Pasi të kem mbaruar në Tiranë për 3-4 ditë, do të rikthehem në Porto te familja ime. Do të bëjmë një ose dy javë pushime në Barcelonë”, përfundoi trajneri brazilian i Shqipërisë.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV