Shpallet restoranti më i mirë në botë në një qytet që po shndërrohet me shpejtësi në një parajsë kulinarie.
Restoranti më i mirë në botë është Central, në Lima. Restoranti me menu dinamike nga shefi i kuzhinës Virgilio Martinez, përmban përbërës nga peizazhi i larmishëm i Perusë, nga patatet e marra nga lartësitë e maleve të Andeve, deri tek iriqët e detit nga oqeani, dhe vë në dukje gjerësinë gjeografike të çdo pjate.

Deklarata nga World’s 50 Best, një organizatë e pavarur, e zhvendosi epiqendrën e botës së restoranteve larg Kopenhagës, e cila kishte marrë vendin e parë në dy vitet e fundit: Në vitin 2022 me Geranium, një restorant ambicioz Scandi, shtëpia e të cilit është një stadium futbolli. Një vit më parë, ishte restoranti Noma, i cili kishte fituar pesë herë vendin e parë.
Restoranti i dytë më i mirë në botë për këtë vit është Disfrutar në Barcelonë, i drejtuar nga shefat e kuzhinës Oriol Castro, Mateu Casañas dhe Eduard Xatruch, të cilët janë të gjithë nxënës të të famshmit El Bulli, me pjata si një “sanduiç” gazpacho.

Ishte një natë shumë e mirë për Limën; kryeqyteti peruan zuri katër vende në listën e 50 më të mirëve, duke përfshirë dy në top 10. (Maido u rendit në vendin e 6-të; Kjolle në vendin e 28-të dhe Mayta në vendin e 47-të.) Po kështu, Spanja mund të festojë: Së bashku me Disfrutar, kishte gjashtë vende në top 50.
Një tjetër fitues i madh në listën e këtij viti: Dubai. Për herë të parë, dy restorante nga qyteti arritën në top 50: Trèsind Studio, dhoma e ngrënies moderne indiane, ishte në vendin e 11-të; Orfali Bros. Bistro, restoranti novator nga një grup vëllezërish sirianë, ishte në vendin e 46-të. Më herët këtë vit, Orfali u emërua restoranti më i mire, në 50 çmimet rajonale më të mira në botë, për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

E gjithë vëmendja ndaj restoranteve të Dubait ka dhënë rezultat: Shpenzimet nga të pasurit për ushqime të shkëlqyera në Lindjen e Mesme, u rritën 74% këtë vit, sipas një raporti të publikuar nga Julius Baer.
Çmimet u shpallën në një event live në Valencia, të martën mbrëma; vitin e kaluar ceremonia u mbajt në Londër. Fituesit e mëparshëm të vendit të parë, nuk kanë më të drejtë për të fituar, një vendim i marrë nga 50 më të mirët e botës në 2019.
Tani, vende si Osteria Francescana në Modena, Francë, Eleven Madison Part i Nju Jorkut dhe Noma, i cili ka njoftuar mbylljen në fund të vitit të ardhshëm, janë në një kategori të veçantë nderi.
Kopenhagën nuk humbi vetëm renditjen e vendit të parë. Tani ka vetëm një vend në top 50, Alchemist, në numrin 5, i cili gjithashtu fitoi çmimin Gin Mare Art of Hospitality.
Lista e re shënoi një zbehje të ngadaltë për epokën e gatimit nordik, që ka dominuar botën ushqimore për dekadën e fundit, dhe një fluks të fortë energjie nga Amerika e Jugut dhe Meksika.
Ishte një vit kryesisht i mirë, për qytetin dikur dominues, Parisin. Dy vende të rangut të lartë, ranë me shpejtësi: Le Clarence ra pothuajse 40 vende, nga 28 në 67 dhe i mirënjohuri Arpège, që ka qenë një shtyllë në gjysmën e parë të listës, ra në vendin e 62-të, nga 31.
Për ta kompensuar, Table nga Bruno Verjus, restoranti idiosinkratik nga një ish-bloger, mori çmimin më të lartë të hyrjes së re, në numrin 10.
Për Shtetet e Bashkuara, shkaku për të festuar ishte Atomix, pika e jashtëzakonshme e menusë së shijeve koreane, që u ngjit në top listën në vendin e 8-të.
Për Mbretërinë e Bashkuar lajmi ishte i mirë: tani ka tre vende në top 50, një më shumë se vitin e kaluar. Së bashku me vendet e vitit të kaluar Ikoyi (nr. 35) dhe Clove Club (38), restoranti jokonvencional meksikan Kol, u katapultua nga numri 73 në 23.
Çmime të tjera në ceremoni, përfshinin kuzhinieren më të mirë femër për Elena Reygadas nga Rosetta e Mexico City. Tatiana, restoranti i njohur i Nju Jorkut nga Këame Onwuachi, mori çmimin Resy One to Watch.
Renditjet e këtij viti u përpiluan nga votat e 1080 ekspertëve të industrisë së restoranteve, duke përfshirë shkrimtarë ushqimesh, kuzhinierë dhe persona të tjerë me eksperiencë dhe që kanë udhëtuar shumë.
Ato përfaqësojnë 27 rajone në mbarë botën; çdo rajon ka 40 votues dhe ata mund të hedhin deri në shtatë vota në çdo zonë.
Kompania me bazë në Mbretërinë e Bashkuar William Reed Business Media, përpilon listën e 50 restoranteve më të mira në botë. Ajo feston vitin e 21-të, pasi filloi në revistën Restaurant në 2002.
Restorantet fituese
Renditjet e vitit të kaluar janë në kllapa; restorantet që sapo kanë hyrë në top 50, janë shënuar me një yll.
1. Central, Lima, Peru (2)
2. Disfrutar, Barcelona, Spanjë (3)
3. Diverxo, Madrid, Spanjë (4)
4. Asador Etxebarri, Axpe, Spanjë (6)
5. Alkimist, Kopenhagë, Danimarkë (18)
6. Maido, Lima, Peru (11)
7. Lido 84, Gardone Riviera, Itali (8)
8. Atomix, Nju Jork, SHBA (33)
9. Quintonil, Mexico City, Meksikë (9)
10. Table nga Bruno Verjus, Paris, Francë (77)
11. Trèsind Studio, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe (57)
12. A Casa do Porco, São Paulo, Brazil (7)
13. Pujol, Mexico City, Meksikë (5)
14. Odette, Singapor (36)
15. Le Du, Bangkok, Tajlandë (65)
16. Reale, Castel di Sangro, Itali (15)
17. Gaggan Anand, Bangkok, Tajlandë (*)
18. Steirereck, Vjenë, Austri (13)
19. Don Julio, Buenos Aires, Argjentinë (14)
20. Quique Dacosta, Denia, Spanjë (42)
21. Den, Tokio, Japoni (20)
22. Elkano, Getaria, Spanjë (16)
23. Kol, Londër, MB (73)
24. Septime, Paris, Francë (22)
25. Belcanto, Lisbonë, Spanjë (46)
26. Schloss Schauenstein, Fürstenau, Zvicër (40)
27. Florilège, Tokio, Japoni (30)
28. Kjolle, Lima, Peru (*)
29. Boragó, Santiago, Kili (43)
30. Frantzén, Stokholm, Suedi (25)
31. Mugaritz, San Sebastian, Spanjë (21)
32. Hiša Franko, Kobarid, Slloveni (34)
33. El Chato, Bogotá, Kolumbi (83)
34. Uliassi, Senigallia, Itali (12)
35. Ikoyi, Londër, Mbretëri e Bashkuar (49)
36. Plénitude, Paris, Francë (*)
37. Sézanne, Tokio, Japoni (82)
38. Clove Club, Londër, Mbretëri e Bashkuar (35)
39. The Jane, Antwerp, Belgjikë (23)
40. Restaurant Tim Raue, Berlin, Gjermani (26)
41. Le Calandre, Rubano, Itali (10)
42. Piazza Duomo, Alba, Itali (19)
43. Leo, Bogotá, Kolumbi (48)
44. Le Bernardin, Nju Jork, SHBA (44)
45. Nobelhart & Schmutzig, Berlin, Gjermani (17)
46. Orfali Bros. Bistro, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe (87)
47. Mayta, Lima, Peru (11)
48. La Grenouillère, La Madelaine-sous-Montreuil, Francë (61)
49. Rosetta, Mexico City, Meksikë (60)
50. The Chairman, Hong Kong (24)
Më poshtë janë fituesit e shpallur më parë, nga 51 në 100.
51. Narisawa, Tokio (45)
52. Hof Van Cleve, Kruishoute, Belgjikë (27)
53. Brat, Londër (81)
54. Alcalde, Guadalajara (51)
55. Ernst, Berlin (62)
56. Sorn, Bangkok (39)
57. Jordnær, Kopenhagen (38)
58. Lasai, Rio de Zhaneiro (78)
59. Mérito, Lima *
60. La Cime, Osaka (41)
61. Chef’s Table në Brooklyn Fare, Nju Jork (63)
62. Arpège, Paris (31)
63. Neolokal, Stamboll
64. Aponiente, El Puerto de Santa María, Spanjë
65. Burnt Ends, Singapor (94)
66. Turk Fatih Tutak, Stamboll *
67. Le Clarence, Paris (28)
68. SingleThread, Healdsburg (50)
69. Zén, Singapor (70)
70. Sud 777, Mexico City (52)
71. Core by Clare Smyth, Londër
72. Sühring, Bangkok (66)
73. Cosme, Nju Jork (69)
74. Nusara, Bangkok *
75. Fyn, Cape Town (37)
76. Oteque, Rio de Zhaneiro (47)
77. Tantris, Mynih (98)
78. Alléno Paris au Pavillon Ledoyen, Paris (58)
79. Nuema, Quito *
80. Flocons de Sel, Megève (99)
81. Azurmendi, Larrabetzu, Spanjë (55)
82. Enigma, Barcelona
83. Sazenka, Tokio (59)
84. Meta, Singapor (95)
85. Enrico Bartolini, Milan *
86. Lyle’s, Londër (54)
87. Ossiano, Dubai *
88. Potong, Bangkok *
89. Mingles, Seul (71)
90. Wing, Hong Kong (100)
91. Kadeau, Kopenhagë
92. Neighbourhood, Hong Kong (76)
93. Kei, Paris *
94. La Colombe, Cape Town (81)
95. Ceto, Roquebrune-Cap-Martin, Francë *
96. Restorant Ricard Camarena, Valencia *
97. Labyrinth, Singapor *
98. Saison, San Francisko
99. Fu He Hui, Shanghai (64)
100. Maito, Panama City *