Sulmi ndaj gjyqtarit Antony Taylor, UEFA reagon me dorë të hekurt ndaj Romës dhe Mourinho

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA reagon me dorë të hekurt ndaj José Mourinhos dhe Romës për atë që ndodhi pas finales së Europa League-s, kundër Sevillas, në Budapest.

Trajneri portugez u skualifikua për 4 ndeshje për shkak të “gjuhës ofenduese” ndaj arbitrit anglez, Taylor.

Klubi verdhekuq është gjobitur me 55 mijë euro dhe do të duhet të dëmshpërblejë edhe Federatën Hungareze të Futbollit për dëmin e shkaktuar nga tifozët.

Më tej, në ndeshjen e radhës evropiane si mysafirë, Roma do të luajë pa tifozë.

2 qershorin e kaluar, UEFA hapi menjëherë procedimin disiplinor kundër Mourinhos, “për fyerje dhe gjuhë ofenduese ndaj një zyrtari të ndeshjes” në parkingun e stadiumit të Budapestit.

Edhe klubi verhekuq kishte përfunduar në “lupën” e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA për “sjellje jo korrekte nga ekipi” (5 mijë euro gjobë) dhe për “hedhje sendesh, ndezje fishekzjarrësh” nga tifozët (50.000 euro gjobë dhe një ndeshje pa tifozë).

Së fundmi, Roma do të duhet të kontaktojë edhe Federatën Hungareze brenda 30 ditëve për të gjetur një marrëveshje në lidhje me dëmet e shkaktuara nga mbështetësit e skuadrës italiane.

Arbitri Taylor shkaktoi irritim te Roma, veçanërisht për një penallti që nuk u akordua për një goditje të topit me dorë nga Fernando dhe një shuplakë e fuqishme nga Lamela ndaj Ibanez, e ndëshkuar vetëm me një karton të verdhë.

Mourinho përdori fjalë të ashpra ndaj arbitrit, i cili po hipte në minibusin e rezervuar për gjyqtarët, edhe pse u përpoq të përmbahej për të shmangur sanksionet e rënda nga UEFA.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV